Kusari-Lila: Rasti i Blakajt do të dëshmoj shtetësinë tonë
Autori: Gazeta inFokus 21:15 | 20 August 2018
Kryetarja e Alternativës, njëherësh deputete e Kuvednit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas deklarimit të ish-prokurorit të Speciales, Elez Blakaj për arsyet e dorëheqjes së tij.
Kusari përmes në postimi në facebook ka shkuar se nëse nuk merr trajtimin e duhur deklarimi publik i Blakat ne nuk jemi për shtet, shkruan gazeta inFokus.
Në postimin e deputetes Lila thuhet gjithashtu se se problemi i Kosovës nuk është në veri por në qëndër të saj dhe pa hequr kancerin e shoqërisë asnjë hap tjetër nuk do të ketë sukses.
Më poshtë gjeni të plotë postimin e Kusarit.:
“Nëse edhe deklarimi publik i Prokurorit të dorëhequr Blakaj, nuk e merr vëmendjen dhe trajtimin që duhet, ne as nuk jemi për shtet dhe as nuk e kemi bërë shtetin tonë.
Le të rrahin gjoks gjithë jetën “Baballarët e Kombit” për të arriturat e tyre, e ato të arritura janë: 19,000 veteranë të falsifikuar, shteti i kapur nga klani “Pronto”, sistemi i munguar i drejtësisë, Qeveria megallomane me shpenzime më të larta se të hyrat, sistem i arsimit dhe shëndetësisë të dëmtuara deri në palcë…. Këto janë vetëm disa nga të “arriturat” e “Baballarëve” tanë.
Fatura e që po e paguan sot qytetari i Republikës është disproporcionalisht më e lartë se krejt “kontributet” e deklaruara të këtyre burrave (lexo: burrecave) që e zhvatin shtetin sikur çamçakëzin e dhuruar nga tjetërkush.
Qytetarë të Kosovës, mos u frikësoni se e humbim Veriun ose copë tjera të territorit të Kosovës, problemin nuk e kemi në Veri, por në kryeqendër të Kosovës, në Prishtinë.
Pa e hequr kancerin e shoqërisë në qendër, asnjë hap tjetër për funksionalizim të shtetit nuk do të ketë sukses.”, thuhet në postimin e Kusarit.
Të hënë, pesë ditë pasi u bë e ditur për dorëheqjen e tij, ish prokurori i Speciales, Elez Blakaj përmes një postimi në facebook sqaroj arsyet e dorëheqjes.
Ai në postim përmendi edhe një thirrje urgjente që i kishte ardhur nga kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi pasi kishte ftuar kryeparlamentarin, Kadri Veselin si dëshmitar në një rast të veteranëve.
Arsyetimi i Lumezit ishte se ‘ata kanë imunitet dhe nuk ke nevoje të thirren në seancë’.
Lexo edhe: Kadri Veseli është i paprekshëm sipas kryeprokurorit, Aleksnder Lumezi
E i menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili pranoj se e ka thirrur Blakajn me arsyetimin se kryeparlamenatri ka imunitetit dhe duhet respektuar.
Ndera Lumezi i bëri thirrje Blakajt që të kthehet në Kosovë dhe të përballet me drejtësinë pasi shumë nga gjërat që janë shkruar në letrën e ti nuk janë të vërteta./inFokus
Lexo edhe: Lumezi pranon se ka ndërhyrë në rastin e Kadri Veselit
Të tjera
-
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, kaq ishte magnituda
Një tërmet është shënuar pak minuta më parë në Shqipëri. Tërmeti, sipas Qe...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...