Lajme

Ky është shqiptari që vdiq dje nga rrëzimi i urës në Itali (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 15 August 2018

Një shqiptar mes viktimave të Genovas. “Balkanweb” ka komunikuar me familjarët dhe ka mësuar se viktima është 22-vjeçari Marjus Djerri nga Shijaku.

Sipas të afërmve, i riu ka qenë duke shkuar për në punë kur është shembur ura Morandi, duke rënë në 100 metra lartësi.

Vdekja e tij është konfirmuar për familjarët në Itali pas mesnatës së kaluar.

-Advertisement-

Më pas familja ka njoftuar të afërmit në Shqipëri. “Balkanweb” mëson se Marjus Djerri kishte lindur në Itali, ku ndodhej me familjen prej vitesh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera