Lajme

Ndalohet përdorimi i qymyrit në shkollat e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 14 August 2018

Shkollat e Kosovës nuk do të mund të përdorin qymyrin për ngrohje që nga fillimi i vitit të ri shkollor.

Kështu ka vendosur Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me qëllim të ‘zvogëlimit të ndotjes së ajrit dhe mbrojtjes së ambientit.

“Ndalohet përdorimi i thëngjillit për ngrohje në të gjitha Institucionet Edukativo Arsimore dhe Aftësuese në Republikën e Kosovës, që nga fillimi i sezonit dimëror”, thuhet në vendim.

-Advertisement-

Në vendimin e marrë në korrik dhe të publikuar më 8 gusht, MASHT kërkon nga Drejtoritë Komunale të Arsimit që të njoftojë shkollat lidhur me këtë vendim.

Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për krijimin e Task Forcës për pastrimin e mjedisit në periudhën 15 shtator- 15 dhjetor 2018.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera