Mustafa: Për dëmet e shkaktuara nga Serbia të diskutohet në Bruksel
Autori: Gazeta inFokus
08:50 | 12 Gusht 2018
Mbi 20 miliardë dollarë llogaritet të jenë dëmet që Serbia ka shkaktuar në Kosovë që në fillim të viteve të 90-ta e deri në përfundim të luftës, kjo në bazë të një raporti të një instituti në Kosovë.
Profesori i ekonomisë, Muhamet Mustafa, i tha Ekonomia Online se Serbia duhet të paguajë për dëmet e shkaktuara në Kosovë.
Mustafa madje ka thënë se deri më tani në Bruksel më shumë është folur për pozitën e komunitetit serb, sesa për çështjet ekonomike.
“Këto çështje kanë mbetë tani se në bisedimet e Brukselit ma tepër është folë për pozitën e komunitetit serb dhe rregullimin e pozitës së tij, por jo edhe për çështjet ekonomike”.
Ai sqaron se veç gjatë luftës janë shkaktuar rreth 10 miliardë dollarë dëme, kurse veç gjatë viteve 90-ta janë shkaktuar rreth 12 miliardë dollarë.
“Vetëm dëme direkte të luftës atëherë janë vlerësuar diku rreth 10 miliardë dollarë, por dëmet e tjera që kanë bërë regjimi serb gjatë okupimit të Kosovës në vitet e 90-ta janë më tepër se 12 miliardë, kështu që e tërë shuma e dëmeve të cilat ka shkaktuar Serbia në Kosovë dhe në regjimin e tij në luftë dhe në mënyrat tjera me regjimin e aparteidit tejkalojnë 20 miliardë”.
Profesori Mustafa vlerëson se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për 10 vite të shkatërrimit të ekonomisë dhe institucioneve arsimore e shëndetësore në Kosovë.
“Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për 10 vite shkatërrimit të ekonomisë dhe institucioneve arsimore shëndetësore e sistemit ekonomik të Kosovës, bankare e të tjera dhe të ekonomisë në përgjithësi dhe për dame direkte të luftës”.
Sipas Mustafës nuk ka pas një vullnet nga bashkësia ndërkombëtare që të merren parasysh kresat e për kompensimit të dëmeve pasi është konsideruar se dënimi më i madh që mund t’i bëhet Serbisë është vetë pavarësia e Kosovës.
“Pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare ka qenë e përqendruar vetëm tek borxhet e jashtme ndarjen e borxheve të jashtme dhe pasurisë dhe jo dëmeve të luftës sepse kanë konsideruar se Kosova do të merr pavarësinë dhe nuk ka nevojë që Serbia të dënohet më tepër”.
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kujtuar se me Planin e Ahtissarit është përcaktuar se brenda 6 muajve të arrihet një marrëveshje për këtë çështje, ndërsa në të kundërtën do të përcaktohej një person që do të merrej me këtë çështje, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë, raporton EO.
“Sa i përket çështjeve ekonomike domethënë borxheve në planin e Ahtisaarit shkruan se do të mundohen se palët brenda 6 muajve palët të arrijnë një marrëveshje dhe nëse nuk arrihet marrëveshje atëherë një arbitër ndërkombëtar do të caktohej borxhin e ndarjes së pavarësisë”.
“Por ky arbitër nuk është caktuar asnjëherë e sa i përket këtyre çështjeve të tjera këto kanë mbet çështje për negociata do me thënë dhe unë besoj që këto çështje duhet të shtrohen në negociatat si pjesë e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

T� tjera
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...


































