Lajme

Serbia ndalon përsëri akademik Hivzi Islamin të vizitojë Preshevën

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 11 Gusht 2018

Për herë të dyte brenda një jave, akademikut Hivzi Islami, iu ndalua hyrja në Serbia, shkruan gazeta inFokus

Këtë e ka bërë të ditur Jetlir Zyberaj, këshilltari i zv/kryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Zyberaj përmes një poatimi në facebook ka shkruar se akademikut Hivzi Islami për herë të dyte i është ndaluar hyrja në pikën kufitare në Serbinë.

Ai gjithashtu ka shkruar se pala serbë nuk po zbaron marrëveshjet e arritura në Bruksel ndërsa përë këtë duhet të lajmërohet edhe BE.

-Advertisement-

Të mërkurën e kësaj jave akademiku, Hivzi Islami nuk u lejua të nuk u lejua të shkonte në Preshevë.

Siç deklaroi vetë Akademik Hivzi Islami, sot, rreth orës 6:45 në vendkalimin kufitar Muçibabë/Buhiq policia kufitare e Serbisë nuk e lejoi të shkonte në Preshevë Akademik Hivzi Islamin, ish-Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Akademik Islami ishte nisur me familjen për vizitë te familjarët e tij në Preshevë./inFokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy