Familjarët rrëfejnë për vrasjen e vajzës dhe mbesës së tyre
Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 08 August 2018
Janë mbledhur për t’i pritur kufomat e Valeriana Marku – Nrecaj, 40 vjeçe, si dhe të bijës së saj 9 vjeçe. Këto dyja u vranë mbrëmë me breshëri plumbash nga Pjetër Ndrecaj. Ky i fundit e vrau ish-gruan dhe vajzën e tij me kallashnikov. Familja ka hapur të pame. Ata për Express-in kanë rrëfyer rreth momentit kur ish-dhëndri ua mbyti vajzën dhe mbesën në pragun e shtëpisë.
Një konflikt i mëhershëm mes çiftit dyshohet t’i ketë paraprirë vrasjes së dyfishtë që tronditi Gjakovën të martën mbrëma. Valeriana Nrecaj bashkë me vajzën e saj u vranë nga bashkëshorti i saj Pjetër Nrecaj.
Çifti kishte 16 vjet martesë por pas një konflikti janë ndarë, ndonëse nuk ishin divorcuar ligjërisht. Çifti kishte pesë fëmijë. Tre nga të cilët jetonin me Valerianën e dy të tjerë jetonin me babanë e tyre, Pjetrin.
Gazeta Express, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në familjen e viktimës. Aty kanë shpjeguar rreth momentit kur Pjetri u kishte shkuar në shtëpi.
Nipi i të ndjerës i tha gazetës se Pjetër Nrecaj kishte shkuar dje gjatë ditës për ta takuar Valerianën me qëllim të rregullimit të raporteve. Por nga aty Pjetri është larguar për t’u kthyer më vonë me një armë zjarri.
Por para se të shkonte në shtëpinë e viktimës, i dyshuari i kishte dërguar asaj në telefon një mesazh me përmbajtje kërcënuese.
“Tash të pret një dhuratë e bukur ty dhe lalushit do t’i dhembë zemra”, i kishte shkruar viktimës para se ta vriste.
Nga familja e së ndjerës tregojnë se ish-bashkëshorti ushtronte dhunë ndaj saj.
“Valeriana e ka paditë atë se po ushtron dhunë ndaj saj. Edhe u kthy këtu te familja e saj. Ky gjatë ditës dje u kanë te familja. Ka kërku me u pajtu. Vajza ka insistu që nuk do të pajtohet me të. Ky është larguar edhe ka thanë që këtë punë do ta rregullojë siç di vetë”, ka thënë nipi i tashmë të ndjerës.
Ai sqaron se pak minuta pas vizitës së parë të Nrecajt gjatë ditës së djeshme në familjen Marku të Brekocit të Gjakovës, Valeriana tashmë e ndjerë kishte shkuar në Polici për ta raportuar rastin. Policia e ka vizituar familjen e së ndjerës por është larguar nga aty me arsyetimin se nuk e ka gjetur të dyshuarin.
“Kur ka ardhë ai më vonë me kallashnikov. E ka njoftë terrenin këtu në shtëpi. Edhe nga jashtë ka fillu me gjujtë. Viktimë ranë mesa jonë me vajzën e saj”, thonë në familje.
E ndërkohë, nga Prokuroria Themelore në Gjakovë bëjnë të ditur se ndaj Nrecajt është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.
“Rreth orës 21:00, 43 vjeçari Pjetër ka shkuar në shtëpinë e familjes së bashkëshortes në lagjen Brekoc të Gjakovës dhe me armën e tipit kallashnikov ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, Valbona Marku-Nrecaj dhe vajzën e tij nëntëvjeçare K.N.”
Ndaj Pjetër Nrecajt është ngritur aktakuzë, ndërsa i dyshuari është në paraburgim prej 30 ditësh.
Të tjera
-
Von Cramon kërkon nga BE-ja ta përzë Serbinë: S’ka më para të Evropës, e as pako të zgjerimit për të
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon përmes një ...
-
Shtatë raste të dhunës në familje vetëm për një ditë në Kosovë
Për vetëm 24 orë, Policia e Kosovës ka raportuar për 7 raste të dhunës në fam...
-
Në Kosovë ditë pushimi, në Hagë vazhdon gjykimi kundër ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po vazhdon gjykimi kundër ish-k...
-
Vulin i sanksionuar nga SHBA, pjesë e qeverisë së Serbisë, reagon DASH
Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur i zhgënjyer me emrat e propozu...
-
Afro 100 punëtorë të lënduar këtë vit: Sigurimi shëndetësor në sirtar
Vesel Zhinopotoku, nga Inspektorati i Punës, thotë për Radion Evropa e Lirë s...
-
Vra*ja në Skenderaj, eksperti thotë se i akuzuari s’ka pasur tronditje mendore në ditën kritike
Psikiatri Ajet Bunjaku në cilësinë e ekspertit, të martën në Gjykatën Themelo...
-
Humb jetën në mënyrë tragjike mergimtari nga Vushtrria
Një mërgimtar nga Vushtrria ka ndërruar jetë tragjikisht para dy dite në Gjer...
-
Moti në Shqipëri do të jetë me vranësira dhe reshje të pakta pasdite
Rrymat e ngrohta subtropikale po dobësohen për shkak të një qendre ciklonike ...
-
Eurostat: Kosova me numrin më të ulët të të burgosurve në rajon
Gratë në Shqipëri kryejnë më pak krime se në të gjithë Europën. Në burgjet sh...
-
22 përfaqësues të Policisë së Kosovës u trajnuan nga DEA amerikane
Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashku...
-
Sot proteston SBAShK-u
Për 1 Maji-Ditën Ndërkombëtare e Punëtorëve do të protestohet. Sindikata e Ba...
-
Presidenti çek: Evropa duhet të përgatitet për zgjerim
Presidenti i Çekisë, Petr Pavel, ka mbështetur zgjerimin e Bashkimit Evropian...