Lajme

Kërcënohet Ramush Haradinaj, shtohen masat e sigurisë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 20:19 | 07 August 2018

Dikush e ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Siç mëson Klan Kosova është një kërcënim direkt që i ka ardhur Haradinajt nga një adresë e cila tashmë po hetohet nga forcat e rendit.

Pavarësisht se shefi i qeverisë po ndihet i sigurt, policia ka dyfishuar masat e sigurisë rreth tij. Ai në shaka tha se po arrin t’i ruajë të gjithë policët që i ka përreth.

-Advertisement-

Shtimi i masave ndaj Haradinajt është njëri nga operacionet shtesë që Policisë i ra të marrë viteve të fundit për të siguruar krerët e shtetit.

Sipas informacioneve operative të Policisë, në këto vitet e fundit, kryeministri më i ruajtur nga forcat e rendit ishte Isa Mustafa – për shkak se ky ishte cak i shpeshtë i sulmeve nga Lëvizja Vetëvendosje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera