Lajme

Mblidhet Kryesia e LDK-së, takimin e udhëheq Isa Mustafa

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 07 Gusht 2018

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është duke mbajtur mbledhjen e Kryesisë së partisë dhe të kryetarëve të degëve. Mbledhjen po e kryeson Isa Mustafa, i cili kthehet në publik pas disa muajsh, pasi ishte përballur me probleme shëndetësore.

Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje nga fillimi i mbledhjes, ndërsa takimi do të vazhdojë me dyer të mbyllura.

Në këtë mbledhje, sipas burimeve, do të diskutohet për zhvillimet aktuale politike, përfshirë dialogun Kosovë-Serbi, raporton EO.

-Advertisement-

Partitë në pushtet kanë kërkuar që edhe opozita t’i bashkëngjitet ekipit negociator në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.

Por, deri më tani shumica e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë shprehur kundër pjesëmarrjes. Por, ish-kryeministri Mustafa deri më tani nuk ka dalë me qëndrim.

Kreu i LDK-së ishte shtruar, në muajin janar, në një spital të Prishtinës dhe më pas ishte dërguar për shërim më të specializuar në njërën prej klinikave të Gjermanisë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy