Lajme

Gjilani do të publikoj të gjitha kontratat me operatorët ekonomik

Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 06 August 2018

Zyra e Prokurimit në Gjilan me aprovimin e kryetarit Lutfi Haziri, ka marrë vendim që nga neser (e martë), t’i publikoj në web-faqen zyrtare të saj të gjitha kontratat me operatorët ekonomik.

Ky vendim për hapjen e kontratave për publikun është bërë si rezultat i bashkëpunimit dhe përkrahjes së Projektit të USAID-it për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, me qëllim të rritjes së transparencës dhe mundësisë së qytetarëve të komunës për të qenë të informuar në lidhje me shpenzimet e komunës.

 

-Advertisement-

 

Përndryshe, deri më tani janë publikuar vetëm informata të kufizuara përmes njoftimeve të ndryshme, ndërkaq nga nesër, qytetarët, mediat dhe shoqëria civile mund t’i qasen kontratave në ueb faqen e komunës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera