Tajvani ndihmon gratë kosovare që bëjnë biznes (FOTO)
Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 06 August 2018
Edhe pse nuk ka ambasadë në Kosovë, Tajvani po ndihmon gratë e vendit tonë që të bëjnë biznes.
Përmes organizatës “Women for Women”, ambasada e këtij shteti në Hungari, dhuroi të hënën tetë laptop për tetë gra që zhvillojnë bizneset e tyre gjithandej Kosovës.
Përfaqësuesi nga Tajvani, Andrew Yun-Pin Chang theksoi se kur kanë qenë më herët në një vizitë në Kosovë, janë befasuar me mikpritjen e grave kosovare, shkruan Gazeta inFokus.
Kjo ishte edhe një prej shtysave që ata t’u ndihmojnë këtyre grave.
“Ne kemi mbetur të befasuar nga një vizitë që e kemi bërë më herët në Kosovën me organizatën “Women 4 Women”. Me të vërtetë po shpresojmë që ky donacion do t’i ndihmojë këtyre institucioneve dhe këtyre organizatave që ta përmirësojnë punën e tyre, në mënyrë që bizneset e tyre të kenë sukses”, theksoi Chang.
E Remzije Berisha, njëra prej përfitueseve të këtij donacioni, tregoi se anëtarësimi i saj në organizatën “Women 4 Women”, i ka ndihmuar shumë, shkruan Gazeta inFokus.
“Unë kam fillu në vitin 2005 me programin e organizatës “Gratë për Gratë”. Për mua ka qenë e vështirë të kyçem në këtë program, por pasi që jam bërë pjesë e tij, kjo organizatë u bë një mundësi e madhe për mua”, theksoi Berisha.
Ajo sot është drejtoreshë e Shoqatës Fermere të Grave “Alba”.
Iliriana Gashi që udhëheqë këtë organizatë e cila u ndihmon grave në biznes, tregon se si erdhi deri tek bashkëpunimi me ambasadën e Tajvanit në Hungari.
“Pas një punëtorie që kisha në Tajvan, ku ishte një kënaqësi e madhe për mua të vizitojë një vend të tillë, rash në kontakt me një zonjë që punonte në ambasadë, e cila ishte përfaqësuese e zhvillimit ekonomik, zonja Ana Ho. Me të, bashkë edhe me ekipin në Hungari kemi organizuar një vizitë në Zasellë, ku gratë na kanë përgatitë një mirëseardhje shumë të mirë, ku ekipi i ambasadës ka pasur rastin të shoh se si mbahet trajnimi jonë, të bisedojë me gratë e grupit dhe kështu kemi vazhduar bashkëpunimin”, theksoi ajo.
Në këtë takim, u premtua se do të vazhdojë bashkëpunimi mes ambasadën së Tajvanit në Hungari dhe organizatës Women 4 Women. / Gazeta inFokus
Të tjera
-
OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Evropë
Me tkurrjen e popullsisë, numri i mjekëve për banorë erdhi në përmirësim vite...
-
AAK shënon 24 vjetorin e themelimit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot e shënon përvjetorin e saj. AAK-ja u ...
-
Osmani merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në përvjetorin e Masakrës së Studimes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në ora 12:00 merr pjesë në Akademinë...
-
Raporti i DASH-it diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës
Pas seancës solemne, e cila i kushtohet komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, de...
-
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të fryjë me ...
-
Kuvendi i Kosovës sot mban seancë në nderim të Ilaz Kodrës
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë solemne. Kjo seancë do t’i ku...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mot do të jetë i vranë...
-
Mbahet mbledhja e Këshillit Ministror për Integrim Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë së bashku me zëvendëskryemini...
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Çka dihet deri tani për mosmarrëveshjen mes familjarëve që eskaloi në tentim vr asje
Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës...
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...