Maqedoni, sot pritet të shpallet referendumin për emrin
Autori: Gazeta inFokus
09:51 | 30 Korrik 2018
Dita e sotme pritet t’i jep fund të gjitha dilemave rreth referendumit për marrëveshjen për çështjen e emrit.
Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi pritet që të shpallë datën e referendumit menjëherë pasi të jenë betuar anëtarët e rinj të KSHZ-së. Referendumi për emrin pritet të mbahet më 30 shtator.
Por pushteti dhe VMRO DPMNE-ja opozitare duket se akoma janë larg marrëveshjes për përmbajtjen e pyetjes së referendumit. Partia e Mickovskit insiston se pyetja duhet te jetë e thjeshtë dhe me një kuptim. Nënkryetari i VMRO-së Aleksandër Nikollovski në intervistë për Evropën e Lirë tha se cilado pyetje që pos Marrëveshjes me Greqinë, do të përfshijë edhe integrimin në NATO dhe BE është kundër-kushtetuese.
“Pyetja e referendumit duhet të jetë e kuptueshme, e thjeshtë dhe e njëkuptimtë. Kjo që e paraqet kryeministri është e shumë-kuptimtë, respektivisht ka së paku 8- 9 kombinacione që mund t’i përgjigjeni. Për shembull: mund të jeni pro anëtarësimit të Maqedonisë në BE, por të jeni kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe kundër Marrëveshjes me Greqinë dhe tani të mos i numëroj të gjitha kombinacionet.
Kjo absolutisht është pyetje manipuluese, që është kundër ligjit. Kjo pyetje duhet të jetë shumë e thjeshtë dhe qytetarët të tregojnë se a janë pro apo kundër Marrëveshjes me Greqinë, e cila parashikon ndryshim të emrit”, deklaroi Aleksandar Nikolloski, VMRO DPMNE.
Por zv/kryeministri, Bujar Osmani tha se deri nesër partitë do të përpiqen që të harmonizojnë qëndrimet lidhur me pyetjen. Edhe në LSDM thonë se në rrjedhë e sipër janë konsultimet për mbylljen e të gjitha çështjeve të hapura që kanë të bëjnë me referendumin.
“Nesër shumica parlamentare do të propozojë mbajtjen e referendumit më 30 shtator. Shpresojmë që shpalljen do ta mbështesë edhe opozita. Deri nesër po bëjmë tentim që të dalim me pyetje të harmonizuar me opozitën”, tha Bujar Osmani.
Ditë më parë kryeministri Zaev tha se në rast se në referendum nuk arrihet cenzusi, për marrëveshjen me Greqinë do të vendos Kuvendi. Pasi të mbarojë faza e referendumit, vijon ajo e ndryshimeve kushtetuese, pas çka marrëveshja do të ratifikohet në Kuvendin grek. Pas përfundimit të të gjitha procedurave vendi do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.

T� tjera
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...



































