Sport

PSG i ofron kontratë të re Neymarit me pagë vjetore prej 50 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 14 July 2018

Paris Saint-Germain është i gatshëm t’ia ofrojë Neymarit një kontratë të re më fitimprurëse, në mënyrë që ta mbajë larg Real Madridit, raporton Sport.
Real Madridi është i etur ta transferojë yllin brazilian, sidomos tani pasi e ka humbur Cristiano Ronaldon që para pak ditësh iu bashkua Juventusit, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse Neymar ende nuk i ka bërë një vit në Paris që prej se u transferua nga Barcelona, mund të përfundojë sërish në La Liga, ama kësaj radhe te rivali i katalonasve, Real Madridi.

Momentalisht, Neymar merr pagë vjetore prej 37 milionë euro, por PSG është i gatshëm t’ia rrisë atij pagën vjetore në 50 milionë euro, sipas Sport.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera