Fun & Video

Nxehtësia e lartë shkaktoi fenomenin e rrallë, sipërfaqja e detit nisi të ndriçohet (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 07 July 2018

Imazhet e shkrepura në bregdetin e Wales, tregojnë fenomenin e rrallë kur sipërfaqja e detit është ndriçuar nga një dritë e kaltër, nga algat me bioluminishencë.

Paul Jonson i ka fotografuar gjallesat rrezatuese, teksa lëviznin në një hapësirë të Irish Sea të Anglesey, transmeton Telegrafi.

Temperatura e lartë e ujit, ka bërë që algave t’ju aktivizohet mekanizmi mbrojtës, që shoqërohet me një ndriçim të kaltër, për t’i frikësuar sulmuesit e mundshëm.

-Advertisement-

Fotografitë e rralla janë shkrepur rreth orës dy pas mesnatës, ndërsa temperatura ishte 22 gradë Celsius.

“Pasi i postova fotografitë, mijëra njerëz shkuan në atë bregdet që ta shohin këtë aktivitet të rrallë. Por, asnjëri nuk e pati mundësinë time”, ka shkruar Jonson.

Mësohet se i njëjti fenomen, është bërë së fundmi vetëm edhe në pesë shtete tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera