Sport

Perez: Nëse ndodh kjo, Ronaldo mund të largohet nga Real Madrid

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 07 July 2018
Real Madrid ka një kusht për Cristiano Ronaldon në lidhje me largimin e tij nga Santiago Bernabeu.
Real Madrid ka një kërkesë të fundit për Cristiano Ronaldon.

E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se presidenti Florentino Perez kërkon nga sulmuesi të dalë publikisht dhe të shpjegojë arsyet e largimit nga Santiago Bernabeu.

Perez dëshiron të shfajësohet tek tifozët e Real Madridit që mund ta akuzojnë për shitjen e Ronaldos.

Andaj, ai kërkon sqarim publik nga Ronaldo njësoj siç kishte bërë Xabi Alonso më 2014 kur pranoi se: “Klubi nuk deshi, ishte vendim i imi”, para transferimit të tij në Bayern Munich.

-Advertisement-

Ronaldo raportohet se ka arritur marrëveshje personale me kampionin nga Serie A, Juventus. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera