Fun & Video

Iniciativa e një bashkie në Itali: Nëse shkoni në punë me biçikletë, përveçse kurseni, ju merrni edhe para shtesë

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 28 Qershor 2018

Nxitjet për ata që lënë makinat e tyre në shtëpi për të shkuar në punë me biçikletë.

Projekti merr formë në Cesena, ku nga 2 korriku do të jetë e mundur të marrë një shpërblim në para lidhur me lëvizjen me dy “rrotakë”.

Në fakt, autoritetet propozojnë iniciativën “në punë me biçikletë”: 25 cent për kilometër nga shtëpia në punë, me një mesatare prej 2.5 euro në ditë dhe 50 euro në muaj deri në nëntor.

-Advertisement-

Të gjitha llogaritjet do të bëhen përmes një aplikacioni, përcjell GSH.

Raportimi i distancave, siç shpjegohet nga “Il Resto del Carlino”, do të jetë i mundur me një aplikacion të lirë, të shkarkueshëm në smartphone dhe të lidhur me një sistem satelitor.

Si, mund të bëhesh një punëtor-çiklist? Ju duhet të regjistroheni në bashki, duke plotësuar një formular dhe natyrisht gjithmonë merrni telefonin me vete kur udhëtoni.

Për periudhën trevjeçare, 2018-2021, 90,000 € janë në dispozicion sipas një programi eksperimental të Ministrisë së Mjedisit.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy