Lajme

Rrugët fushore në Rahovec, ende të bllokuara

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 22 Qershor 2018

Shiu dhe vërshimet e ditëve të fundit përveç dëmeve që u ka shkaktuar fermerëve të vyeshëm të Komunës së Rahovecit, janë dëmtuar edhe rrugët fushore dhe duke penguar fermerët që ti punojnë tokat e tyre.

Me kërkesë të kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latfi rrugët që janë dëmtuar nga reshjet e shiut është duke u intervenuar në sanimin e këtij problemi, në zonat ku rrugët janë shume të dëmtuara me qellim që tu ndihmohet fermerëve që mos të hasin në vështirësi.

Punimet në sanimin e rrugëve fushore, nga afër i kanë parë edhe nënkryetari i Komunës Fatmir Iska, Berat Duraku, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Rumir Zhuniqi drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit.

-Advertisement-

Punët në rregullimin e rrugëve fushore, të dëmtuara nga vërshimet e fundit, pritet të përfundojnë shumë shpejtë, në mënyrë që fermerët ti kryejnë punët në ara e tyre pa ndonjë vështirësi në lëvizjen e tyre nëpër rrugët të cilët ishin dëmtuar.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy