Kampi Nacional i FBK-së do të mbahet prej 2 deri me 15 korrik
Autori: Gazeta inFokus 18:51 | 13 June 2018
Në vazhdën e aktiviteteve të shumta ndërkombëtare, të cilat Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) i ka në plan-programin e saj, ajo ka paraparë që gjatë kësaj vere të organizojë edhe Kampin Nacional për grupmoshat U13 dhe U14 në të dyja konkurrencat, shkruan infokusi.
Kampi Nacional do të organizohet në Suharekë, prej 2 deri më 15 korrik, ku fëmijët/trajnerët dhe udhëheqësit e Kampit do të vendosen në hotel “Rozafa”, ndërsa stërvitjet do të zhvillohen në palestrën “13 Qershori” dhe në palestrën e sportit të gjimnazit “Jeta e Re”, si dhe në fushat e sportit në oborrin e këtij gjimnazi.
Kampi në konkurrencën e meshkujve do të mbahet prej 2 deri më 8 korrik, ndërsa do të marrin pjesë 48 djem, 8 trajnerë, si dhe udhëheqës të Kampit, derisa në konkurrencën e femrave do të organizohet prej 9 deri më 15 korrik dhe do të marrin pjesë 32 vajza, 6 trajnerë/e, si dhe udhëheqës të Kampit. Në total numri i pjesëmarrëseve në të dyja kampet pritet të arrij në 120 sosh.
Kampi do të organizohet nga FBK në mbështetje të programit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF) të FIBA Evropës, dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Sportit të Komunës së Suharekës dhe KB Golden Eagle Ylli.
Drejtor i Kampit Nacional është emëruar Dritëro Sefaja, ndërsa Kampin do të zhvillohet nën mbikqyrje të Anton Krump, Kryetarit të Këshillit Profesional të FBK-së.
Listat e djemve dhe vajzave, si dhe trajnerëve pjesëmarrës Federata e Basketbollit të Kosovës do ta publikoj më 21 qershor.
Të tjera
-
Rama: 54,721 turistë kanë vizituar muzetë kombëtarë në periudhën janar-mars 2024
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se sa turistë i pati sh...
-
Policia zbardhë detajet e fundit për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Mediat lokale publikojnë fotografi nga Shiroka e Suharekës ku humbën je*tën dy persona
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe mot...
-
Dy të vde kurit ishin bashkë në motor, dyshohet se i përkasin moshës së re
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Dy të vd ekur si pasojë e një aksidenti në mes të një motori dhe një veture në Shirokë të Suharekës
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Shtëpi, banesë, tokë, ara, pyje e livadhe, kjo është pasuria e drejtorit të Policisë së Kosovës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka një pasuri t...
-
Kjo është pasuria e ministrit Arben Vitia
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për ...
-
A ka marrëveshje mes VV-së dhe PDK-së, kështu përgjigjet Arben Gashi
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se ka q...
-
Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),...
-
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije e ka përmendur Kosovën ...
-
Aktori i njohur i humorit pranon Islamin?
Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë e...
-
72 vjeçarja nga Kumanova mashtrohet nga shitësit e druve, raporton rastin në polici
MPB në Maqedoninë e Veriut njoftoi se një grua nga Kumanova 72 vjeçare ka rap...