Shëndetësi

Kafe + cigare = kombinim fatal për zemrën

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 13 June 2018

Kafja me cigare është kombinimi më i përsosur për shumicën e njerëzve, por ky kombinim mund të jetë i dëmshëm, thonë hulumtuesit grekë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se kafja dhe cigaret ndikojnë në shëndetin e zemrës dhe bëhen faktor rreziku

Secila prej tyre mund t’i rritë problemet me artere dhe në përgjithësi me sëmundje të zemrës.

-Advertisement-

Pas eksperimenteve dhe testimeve të ndryshme me dhjetëra njerëz, hulumtuesit kishin zbuluar se ekziston një rritje e madhe e ngurtësisë arteriale te pjesëmarrësit që pinë kafe dhe cigare njëkohësisht.

Ekspertët shëndetësorë kanë bërë thirrje të keni kujdes, posaçërisht nga pirja e duhanit, pasi që njihet si diçka që shkakton shumë komplikime shëndetësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera