Skandali 100 milionësh i KEDS-it me tendera
Autori: Vjosa Kabashi Ajeti 10:54 | 06 June 2018
Kompania e distribucionit dhe furnizimit me energji elektrike, KEDS pretendon ti ketë investuar mbi 100 milionë euro në Kosovë. Por asnjë blerje, shitje e investim nuk figuron në dokumentet publike të prokurimit të jetë bërë siç e kërkon Ligji i Prokurimit Publik, e të cilin është e obliguar ta respektoj me kontratë kjo kompani.
Gazeta Fokus, ka mësuar se kompania me aksionarë nga Turqia, të gjithë tenderët për investime i ka kryer me procedura të përcaktuara nga vetë KEDS.
Kjo është toleruar nga institucionet përgjegjëse të shkelë ligjin përkundër faktit se kanë qenë në dijeni se realizimi i këtyre investimeve të deklaruara nuk ka qenë në përputhje me obligimet ligjore dhe kontraktuale.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), e cila miraton planet e investimit dhe planet e zhvillimit të rrjetit të KEDS dhe vlerëson arsyeshmërinë teknike dhe verifikon koston e çdo investimi konfirmon se kjo ndërmarrje duhet të zbatoi ligjet e Kosovës.
“Përderisa kur kemi të bëjmë me blerjen e aseteve atëherë ndërmarrjet e cekura më lartë (në pronësi publike apo që kryejnë shërbime publike) janë të obliguara të veprojnë sipas Ligjit për Prokurim Publik”, konfirmon për Gazetën Fokus, Adelina Murtezaj, zëdhënëse e ZRRE-së.
Sipas saj vet Licenca e OSSH në Nenin 11/1 (Blerja Ekonomike e Asetev dhe Shërbimeve) përcakton se”I Licencuari do të kontraktoj dhe siguroj asetet dhe shërbimet që janë të nevojshme për t’i mundësuar atij që të kryej detyrimin e tij sipas Kodit të Rrjetit dhe Kodit të Shpërndarjes. Kontraktimet e tilla do të bëhen në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik, dhe legjislacionin tjetër relevant në fuqi në Kosovë”.
Në këtë institucion kanë sqaruar se KEDS sa i përket shitblerjes së energjisë elektrike nuk është e obliguar t’i nënshtrohen Ligjit të Prokurim Publik sepse kjo fushë rregullohet me nenin 22/5 të Ligjit për Energjinë Elektrike, shkruan Gazeta Fokus.
Por, në rastet e blerjeve të aseteve, apo investimeve edhe ZRRE e konfirmon se KEDS-i është i obliguar ta respektoj këtë ligj dhe të hap procedura tenderimi, gjë që KEDS nuk e bëri asnjëherë.
Por, është vetë ZRRE-ja që lejon dhe monitoron zbatimin e investimeve kapitale të ndërmarrjes me aksionarë nga Turqia.
“ZRRE në kuadër të monitorimit të investimeve kapitale bazohet në Pasqyrat e audituara rregullative dhe financiare të të licencuarve”, thotë Murtezaj për Gazetën Fokus.
Përderisa sa i përket procesit të prokurimit, respektivisht procedurave të tenderimit, ZRRE konsideron se nuk janë kompetencë e saj.
Çdo blerje, shitje apo investim kapital, kjo kompani është e obliguar me ligj ta realizon përmes procedurave të tenderimit, më shpallje publike dhe duke e lejuar një konkurrencë të hapur. Kjo për shkak se të gjitha investimet, shpenzimet kapitale dhe operative të kompanisë KEDS, reflektojnë direkt në tarifat e energjisë elektrike të cilat i paguajnë qytetarët.
Por, pavarësisht kësaj, institucionet e shtetit duket se nuk kanë pasur as ‘guximin’ t’i kërkojnë kësaj kompanie respektimin e ligjit.
Cfarë thotë KRPP për këtë rast?
Gazeta Fokus ka marrë interpretim ligjor nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik i cili tregon se në rastin e KEDS është dashur të respektohen rregullat dhe procedurat e këtij ligji gjatë dhënies së kontratave me vlerë të mesme ose të madhe, palëve të treta.
“Konform nenit 87, paragrafit 2, nënparagrafit 2.8 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 068 dhe Ligjin nr. 05/L-092, duke u bazuar në të dhënat e shkresës suaj, KRPP, ofron interpretim ligjor si në vijim:
Sipas LPP-së neni 14 , Pranuesit e të Drejtave të Veçanta ose Ekskluzive që Angazhohen në Aktivitete të Shërbimeve Publike, përcakton se:
Nëse një person ose ndërmarrje, përveç një autoriteti kontraktues – pavarësisht nga statusi i tij ligjor – pranon ose ka pranuar të drejta të veçanta ose ekskluzive për t’u angazhuar në çfarëdo aktiviteti të shërbimeve publike, personi, ose ndërmarrja e tillë duhet t’i respektojnë rregullat dhe procedurat e këtij ligji gjatë dhënies së kontratave me vlerë të mesme ose të madhe, palëve të treta”, thuhet në përgjigjen e KRRPP-së”, thuhet në përgjigjen e KRPP-së.
Gazeta Fokus tash e disa javë është duke e hulumtuar këtë temë dhe ka arritur të konfirmoj në detaje se këto shkelje flagrante të ligjit nga kompania KEDS janë toleruar nga organet përgjegjëse përkundër faktit se të gjithë mekanizmat e shtetit kanë qenë në dijeni se raportet e deklaruara të investimeve nuk do të ishte dashur të aprovohen nëse realizimi i këtyre investimeve nuk ka qenë në përputhje me obligimet ligjore.
Por, pavarësisht kësaj, shteti prapë ia ka pranuar mbi 100 milionë euro investime.
Për krejt këto Gazeta Fokus për disa javë ka pritur përgjigje nga KEDS, por nga kjo kompani nuk ka marr përgjigje.
Ditëve në vazhdim Fokus do të publikoj në detaje qëndrimet e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për këtë skandal dhe kush ka përgjegjësi për aprovimin e investimeve të KEDS-it pa u respektuar ligji i Prokurimit Publik. /Gazeta Fokus/
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...