Lajme

Britania ka afat 2 javë për përcaktim të kufirit

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 03 June 2018

Britania duhet të dorëzojë propozimet e shkruara se si planifikon të vendos kufirin me Irlandën pas BREXIT-it në dy javët e ardhshme, ose të përballet me dialog, deklaroi ministri i Jashtëm irlandez Simon Coveney.

Kufiri në mes të pjesës jugore nën Britani të Madhe dhe pjesës tjetër të Irlandës do të jetë i vetmi kufi i Britanisë me Bashkimin Europian, pas daljes nga blloku.

Përderisa të dyja palët janë të vendosura të mbajnë kufirin hapur, gjetja e një zgjidhjeje alternative duket e pakuptueshme.

-Advertisement-

Bashkimi Europian dhe Irlanda insistojnë që tërheqja nga marrëveshja duhet të mbyllet me një pajtim që garanton se veriu i Irlandës do të funksionojë sipas rregullave të Bashkimit Europian, në qoftë se në të ardhmen ndonjë pakt i tregtisë nuk do të shfaqë nevojën e rikonsiderimit të kufijve. (REL)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera