Muharrem Bossi
Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 31 May 2018
Ish kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, duket se ka vepruar siç ia ka dashur qejfi me paratë e shtetit. Pa pyetur për procedura ligjore, ai punësoi dhjetëra persona, lëshoi leje ndërtimi e shpërndau para tek kompanitë private pa kontratë fare, shkruan Gazeta Fokus.
Svarqa, sipas të gjeturave të Auditorit në raportin e kësaj komune për vitin e kaluar, ka bërë një mal shkeljesh gjatë qeverisjes së tij.
“Në pesë raste ne kemi identifikuar se aplikuesve për leje të ndërtimit ju ka mundësuar pagesa në këste, përmes një vendimi të lëshuar nga ana e Komunës. Pas pagesës se këstit të I –re ata kanë marrë vendimet e lejeve te ndërtimit, derisa kishin mbetur obligim edhe për dy këste tjera”, thuhet në raportin e auditorit, shkruan Gazeta Fokus.
E shuma e dy kësteve të mbetura si obligim për këta pesë aplikantë ishte 171,164 euro.
Por kjo nuk është shkelja e vetme.
Ish-kryetari Svarqa, kishte punësuar 40 mësimdhënës në arsim pa procedura të rekrutimit (pa shpallje publike), duke anashkaluar plotësisht kërkesat ligjore.
“Punësimi i tyre ishte bërë me vendim të Kryetarit i cili ishte bazuar në rekomandimin e Drejtorit i Arsimit”.
Përveç kësaj, auditori ka gjetur se komuna kishte paguar tri kompanive private afro 200 mijë euro, pa lidhur fillimisht asnjë kontratë me to për kryerje të punimve, shkruan Gazeta Fokus.
Fjala është për projektin “Asfaltimi i rrugës në Rakaj” në vlerë 76,367 euro; projektin “Asfaltimi i rrugës Milan Shuflaj” në vlerë 30,000 euro; dhe projektin “Ndërtimi i shtigjeve për biçikleta në vlerë 84,855 euro.
Kompanitë që kishin realizuar këto projekte ishin nënkontraktor të kompanive tjera, e që sipas auditorit në mungesë të kontratës rrezikojnë ti shmangen obligimeve.
Gjatë qeverisjes së Svarqës në Ferizaj, Kuvendi Komunal duket të mos jetë pyetur fare, pasi nuk kishin as dijenin më të vogël se çfarë po ndodhë me buxhetin e institucionit, shkruan Gazeta Fokus.
“Në dy projekte kemi identifikuar se ata për kryerjen e obligimeve kanë shfrytëzuar mjetet nga projektet tjera, si: Pagesa në vlerë 25,862 euro për “Riparimin e rrjetit të kanalizimit fekal” ishte realizuar nga projekti “Asfaltimi i rrugës në Zllatar”; dhe Pagesa në vlerë 37,512 euro për “Kanalizim në fsh. Dermjak” ishte realizuar nga projekti “Rregullimi i qendrës se qytetit faza e dytë”. Ne nuk kemi vërejtur ndonjë vendim nga Kuvendi Komunal për aprovimin e ndryshimeve në buxhet”, thuhet në raporin e Auditorit.
Komuna e udhëhequr nga Svarqa, sipas auditorit nuk i kishte trajtuar barabartë as bizneset në inkasimin e taksave.
Në vetëm pesë raste të testuara janë identifikuar se faturimi i taksave të biznesit ishte 170,450 euro, ndërsa pagesa për to ishte vetëm 40,000 euro.
“Me tutje identifikuam se në vitin 2017, komuna nuk kishte trajtuar në mënyrë të barabartë të gjitha bizneset, përkatësisht njërit nga bizneset nuk i kishte lëshuar vërejte për mos pagesë të borxhit”, thuhet në raport.
Edhe me pronat komunale duket se ishte vepruar sipas qejfit të kryetarit, shkruan GazetaFokus.
Komuna ka dhënë me qira prona komunale për shfrytëzim të përkohshëm (me qira), mirëpo, nuk kishte arritë të inkasojë të hyrat në përputhje me kontraktimin për to.
“Obligimet konktraktuale për vetëm tetë qiramarrës, të cilët ishin mostër e jona ishin 123,016euro, derisa pagesat e realizuara për ta ishin 27,718 euro ose vetëm 23 për qind”.
Komuna, sipas auditorit, kishte marrë vendim për shkëputje te kontratës vetëm për njërin qiramarrës, derisa për shtatë të tjerë nuk ka ndërmarrë asnjë masë.
E pas gjithë këtyre shkeljeve, auditori ka gjetur se udhëheqja e kaluar e ka futur në obligime të mëdha financiare Komunën e Ferizajt.
“Pasqyra e detyrimeve të papaguara ndaj furnitorëve në fund të vitit 2017 ishte 4,477,460 euro, kurse në vitin 2016 ishin 1,038,129 euro që rezulton një trefishim të tyre. Këto detyrime janë bartur për t’u paguar në vitin 2018”, thuhet në raport.
Megjithatë, kjo sipas auditorit pasqyron vetëm një pjesë të vështirësisë buxhetore që ka Komuna./ GazetaFokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...