Deputetët u mashtuan me pensionet e mësimdhënësve
Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 28 May 2018
Mësimdhënësit e viteve 90’ta do ti kushtojnë buxhetit të shtetit shumë më tepër se që ishte menduar.
Sipas vlerësimit të ndikimit financiar buxhetor të Ministrisë së Financave, ky ligj do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës rreth 16.7 milionë euro në periudhën 2019-2020.
Por, në një analizë të bërë nga Instituti GAP del se deputetët nuk kishin informata të plota kur e miratuan në parim “Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99”,
Argumentet tregojnë se projektligji për dy vite ka kosto 30.4 milionë euro apo 16.1 milionë euro më e lartë se sa kalkulimet që i ka bërë Ministria e Financave.
Blend Hasaj nga GAP ka thënë se jetëgjatësia e këtij projektligji është deri në vitin 2049 me një kosto totale 650 milionë euro.
Ndërkaq, Fatmir Gashi zëvendësministër i Financave tha se këtë projektligj ishte dashur të sponsorizojë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe jo Ministria e Arsimit, meqë sipas tij, bëhet fjalë për pensione.
“Ne dhe ministri i Financave Bedri Hamza kemi apeluar në Kuvend për një kujdes të shtuar për këtë projektligj, sepse rrezikohet stabiliteti makro fikskal. Çdo njeri ka kontribut në atë kohë në forma të ndryshme, edhe pse nuk jemi kundër arsimit, por ka shumë kategori të tjera që mund t’iu hymë në hak”, tha ai, duke shtuar se përkrah rekomandimet e institutit GAP.
Ai tha se MF respekton këtë kategori të arsimit, mirëpo duhet gjetur një metodë që nuk rrezikon buxhetin.
Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, tha se në ditën e parë që është prezantuar projektligji, që ka pasur dy kosto dhe mos qartësim, që krijon një përshtypje jo të mirë.
“Një vendim i tillë ka një ndikim buxhetor për gjeneratën e tanishme për të përkrahur skemat sociale. Në qoftë se trajtojmë arsimin, pas kësaj do të duhet trajtuar edhe shëndetësinë me një kosto të përafërt. Vendimi është popullist dhe kjo nuk duhet trajtuar në këtë mënyrë për arsimin. Pra, ky është vendim politik dhe është e udhës që pozita të ketë më shumë përgjegjësi. Andaj, duhet ta dimë koston reale të këtij projektligji, se a është 16 milionë apo 32 milionë?”, tha deputeti Abdixhiku.
Deputeti i PSD-së Dardan Sejdiu tha se gati 200 mijë qytetarë në këtë periudhë janë larguar nga puna dhe të gjithë ata duhet ta kenë një pension të dinjitetshëm .
Ai tha se sot në Kosovë janë 26 skema pensionale, ku sipas tij nuk ekziston në asnjë vend të botës .
“Me këtë veprim të skemave sociale dhe me këtë projektligj të arsimit kemi me çuar vendin në bankrot financiar. Kemi pasur edhe kategori tjera të çmuara. Mbi 3 mijë policë ishin detyruar ta lëshonin punën, po ashtu në gjykata si dhe në administrata të ndryshme. Andaj, kjo çështje duhet trajtuar me Kod pensional duke i përfshirë të gjithë”, ka thënë Sejdiu.
Sindikalistët: Të gjithë e kan gabim
Por, për sindikalistët e arsimit edhe ministria e Financave edhe ekspertët e shoqërisë civile e kanë gabim.
Imer Imeri nga sindikata e Arsimit, tha se asnjëra kosto nuk është reale, as e Ministrisë së Financave dhe as e inistitutit GAP. Sipas tij, kostoja është me ulët. Ai tha se është mirë të definohet saktë kostoja financiare.
“Ne si sindikatë kemi dyshime se në çdo hap po tentohet me u pengua ligji. Kur kërkohet me u futur në kod edhe ata që janë larguar nga puna dhe ata që janë larguar nga vendi. Edhe po të jetë kjo shumë që po paraqitet nga GAP, nuk është e lartë. Ndikimi i saj buxhetor nuk mund të jetë i lartë. Kostoja e paraqitur nga MF është e përafërt”, tha Imeri.
Sipas analizës së GAP të paraqitur në një debat, është se sipas nenit shtatë të këtij projektligji për arsimin, pensioni meritor ndahet në dy kategori: ata që janë angazhuar më shumë se pesë vjet marrin pension ekuivalent me 75 përqind të pagës bazë që është tani në arsimin fillor(405 euro dhe ata që kanë shërbyer nga 1 deri 5 vite dhe marrin 65 përqind të pagës pagë në arsimin fillor. Pensioni është i transferueshëm tek partnerët.
Në bazë të kalkulimit të MASHT numri punonjësve në këtë periudhë ishte 23 mijë persona.
Ndërsa, Dukagjin Pupovci profesor tha se në atë kohë asnjë arsimtar dhe profesor nuk ka punuar pa para, mbase edhe pa vonesa, mund të ketë pasur ndonjë vonesë nëpër shkollat fillore dhe të mesme, por në fakultete s’ka pasur as vonesa të realizimit të pagave në periudhën e atëhershme./Infokusi/
Të tjera
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...