Lajme

Vuçiq: Serbia ka përmbushur marrëveshjen e Brukselit

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 25 Maj 2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një takim me raportuesin e Serbisë në Parlamentin Evropian, David McAllister kanë diskutuar rreth marrëveshjes së Brukselit, shkruan Infokusi.com.

Vuçiq është shprehur se shteti serb i ka zbatuar të gjitha pikat e marrëveshjës mes dy vendëve.

“Çka kemi bërë në qe pesë vite, nëse ata nuk duan që t’i përmbushin obligimet e tyre? Ne i kemi përmbushur tonat, nga i pari te i fundit. Ata vazhdimisht thonë qe nuk e kemi përmbushur për energjinë (marrëveshjen). Por, nuk ka marrëveshje aty. Unë kam qenë i pranishëm në çdo takim, e di çfarë kemi nënshkruar, dhe çka jo”, ka thënë Vuçiq.

-Advertisement-

Ndërsa raportuesi i Serbisë në Parlamentin Evropian, David McAllister është shprehur i bindur se Serbia do të fitoj shumë nga ky momentum.

“Jam shumë i sigurt se Serbia do të përfitojë nga ky momentum. Tani nevojitet një shtysë e fortë politike për të dërguar përpara reformat në sundimin e ligjit, drejtësi dhe në reforma fundamentale të të drejtave”, ka thënë McAllister. /INFOKUSI

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy