Ekonomi

Shtrenjtohet nafta në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 25 Maj 2018

Një litër naftë në pikat e derivateve në Kosovë kushton 1.13 euro.

Benzina një cent më shtrenjtë.

Ky është çmimi i fundit me të cilin të premten po tregtohet ky produkt në vend.

-Advertisement-

Për dallim nga ditë më parë, diferenca në çmimin e shitjes me pakicë është më e lartë për afro 10 euro cent, shkruan Infokusi.

Kjo pasi, një litër naftë kushtonte 1.04 euro, ndërsa benzina shitej me 1.05 euro.

Në Kosovë, çmimi i derivateve vazhdon të mbetet i lartë pavarësisht se në tregun ndërkombëtarë të premten “ari i zi”, siç njihet ndryshe ky produkt ka shënuar rënie, shkruan Infokusi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 0.17 për qind dhe u tregtuan me 70.59 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent, ranë me 0.23 për qind dhe u tregtuan me 78.61 dollarë amerikanë për fuçi./Infokusi/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy