Sport

Vendimet e Komisionit Disiplinor

Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 22 May 2018

Komisioni disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 22.05.2018  ditë e martë ora  14,00 shqyrtoi procedurat  e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga jave e fundit dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave  të Rregullores  disiplinore sjelli këto;

V E N D I M E

FLORENT  PAPUQI; lojtar i klubit të futbollit “ BESA “  nga Peja me numër të ID kartelës  ooo162M84,dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës  13 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave  për ndëshkim me karton të kuq  (manifestim të sjelljeve josportive  drejtuar gjyqtarit kryesor  Dardan Qaka) në ndeshjen e javës së ; XXXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BESA – LLAPI  3:4  e zhvilluar në stadiumin  “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë  me datë 18.05.2018 (raportet zyrtare)

-Advertisement-

PEZULLOHET

pa të drejtë loje  për të gjitha ndeshjet zyrtare  sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohen deklarata plotësuese nga ; gjyqtari kryesor Dardan Qaka. Afati datë 24.05.2018 (Rregullorja disiplinore  neni 32 paragrafi 1)

DEBATIK  CURRI; lojtar i klubit të futbollit “PRISHTINA“ nga Prishtina me numër të ID kartelës;000624M83  dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës  6,  në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar në minutën e  23-të) në ndeshjen e javës së ; XXXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; PRISHTINA – DRITA   0;0 e zhvilluar me datë 20.05.2018 në stadiumin” Shahin Haxhiislami“ në Pejë  raportet e zyrtarëve)

PEZULLOHET

Pa të drejtë loje  për të gjitha ndeshjet zyrtare  vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohen deklaratat plotësuese nga zyrtaret e FFK-së për atë ndeshje; gjyqtari kryesor Fatmir Tahiri, asistentëve,dhe  gjyqtarit katërt. Afati datë 24.05.2018 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

ARMEND  DALLKU; lojtar i klubit të futbollit “PRISHTINA“ nga Prishtina me numër të ID kartelës; 000613M83  dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  të fanellës 4 në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq  (grushtim i lojtarit kundërshtar minuta 90+) në ndeshjen e javës së ; XXXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – DRITA e zhvilluar me datë 20.05.2018 në stadiumin “Shahin Haxhiislami“ në Pejë (raportet e zyrtarëve)

PEZULLOHET

Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohen deklaratat plotësuese ; nga gjyqtari  kryesor Fatmir Tahiri, asistentëve, gjyqtarit të katërt  (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1)

KF “PRISHTINA“ nga Prishtina  në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e  Komisionit të Garave për lëshime në organizimin e ndeshjes (fyerjet, sharjet nga  ana e simpatizuesve të klubit drejtuar  organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës  veçanërisht ndaj presidentit z. Fadil Vokrri)  së javës së; XXXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – DRITA  0;0 e zhvilluar me datë 20.05.2018 në stadiumin “ Shahin Haxhiislami“ në Pejë (raportet e zyrtarëve) i

HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE

Deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohen deklaratat plotësuese nga; zyrtari klubit të futbollit “Prishtina“ nga Prishtina për atë ndeshje; Fatos  Hoxha si dhe nga zyrtarët e e FFK-së për atë ndeshje; gjyqtarit kryesor  Fatmir Tahiri, asistentëve, gjyqtarit të katërt dhe vëzhguesit për referim. Afati datë 24.05.2018  (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1)

KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për lëshime në organizimin e ndeshjes (hedhje e gjësendeve në fushë – shisheve PVC  minuta e 88, ku goditet lojtari kundërshtar B. Haxhimusa prej nga ndeshja  ndërpritet për 17 – 20 minuta  dhe në konsultim të përbashkët  të zyrtarëve të  takimit  zbrazet stadiumi – largohet publiku  për të vazhduar ndeshja për pjesën e mbetur)  java ; XXXIII-të e Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VËLLAZNIMI – GJILANI  0;0 e zhvilluar me datë 19.05.2018 në stadiumin e qytetit ( raportet zyrtare ) i

HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE

Deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohen deklaratat plotësuese  nga zyrtaret e klubit të futbollit “Vëllaznimi“ nga Gjakova – personi zyrtar për atë ndeshje z. Blerim Vula lidhur me rastin. Afati datë 24.05.2018 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

HAXHI  KURHASKU; ndihmës trajner në klubin e futbollit “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova me numër të ID kartelës; 009817M70, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për sjellje josportive  (fyerje  e  lojtarëve kundërshtar) në ndeshjen e javës së ; XXXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VËLLAZNIMI – GJILANI 0:0 e zhvilluar me datë 19.05.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet e zyrtarëve  të ndeshjes) i

HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE

Deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet deklarata plotësuese nga trajneri në procedure z Haxhi Kurhasku. Afati datë 24.05.2018 ( Rregullorja disiplinore  neni 32 paragrafi 1 ).

VETON  DOLI; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova me numër të ID kartelës  009782M75  në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për sjellje josportive (fyerje  drejtuar lojtarëve kundërshtar) në ndeshjen e javës së ; XXXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VËLLAZNIMI – GJILANI  0;0 e zhvilluar me datë 19.05.2018 në stadiumin e qytetit në Gjakovë  ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ) i

HAPET  PROCEDURA   DISIPLINORE

Deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet deklarata plotësuese e trajnerit në procedure  z. Veton Doli. Afati datë 24.05.2028 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1)

GËZIM RUSI; lojtar i klubit të futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani me numër të ID kartelës;  000531M94 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës  17, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për manifestim të sjelljeve josportive (provokim të spektatorëve gjatë shkuarjes në zhveshtore pas lëndimit) në ndeshjen e javës së; XXXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë seniorëve;  VËLLAZNIMI – GJILANI  0:0 e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë me datë 19.05.2018 ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar); i

HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE

Deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në procedurë . Afati datë 24.05.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 39 paragrafi 1 )

TAHIR  LUSHTAKU; drejtor sportiv i klubit të futbollit “DRENICA“ nga Skenderaj në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për largim nga bankina në ndeshjen e  javës së  XXXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENICA – LIRIA e zhvilluar me datë 19.05.2018 në stadiumin “Bajram  Aliu“ në Skenderaj (raportet zyrtare) i

HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE

Deri në kompletimin e lëndës – provave; Kërkohet deklarata plotësuese nga drejtori sportiv në procedurë z. Tahir Lushtaku. Afati datë 24.05.2018  (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi  1)

KF “RINIA”; nga Miradia e Fushë Kosovës, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për tërheqje të ekipit nga fusha e lojës  në ndeshjen e javës së; XXVII-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi; B; LEPENCI – RINIA e zhvilluar në Kaçanik (raportet zyrtare  nga ndeshja e zhvilluar)

DENOHET

Me marrjen e  5 (pesë) pikëve negative nga totali i pikëve të grumbulluara, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 53 paragrafi 4 pika 2.

KF “ VLLAZNIA “  nga Pozharani  në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për Ligat e dyta dhe kategoritë e reja, për mosparaqitje në fushë  në zhvillimin e 3 (tri) ndeshje zyrtare të  të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; ( Rilindja – Vllaznia, Drenica – Vllaznia dhe Lidhja Prizrenit – Vllaznia ) dhe me këtë ka  shkelur  nenin 54 të Rregullores disiplinore ;

DENOHET

Me të holla në shumë prej; 1000  euro (njëmijë) në bazë të Rregullores disiplinore neni  54 paragrafi 1 pika 1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 14  ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi, respektivisht nga  dita e pranimit të tij.

DONIKA  SYLA; lojtare e klubit të futbollit të femrave “KOSOVA“ nga Prishtina  me numër të ID kartelës 004274F95  dhe e licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 22 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për ndëshkim me karton të kuq (ndërhyrje të palejuar si lojtare fundore në lojtaren kundërshtare) në ndeshjen e javës së; XXIV-të të Superligës së Kosovës në futboll për  futbollin e femrave – seniorët; KFF “KOSOVA“ – KFF “MALISHEVA” e zhvilluar me datë  17.05.2018 (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar)

DENOHET

Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.

URIM  STATOVCI; lojtar i klubit të futbollit “ARBERIA“ nga Dobraja me numër të ID kartelës  002591M95  dhe licencuar  në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës  9, për ndëshkim me karton të kuq (sjellje josportive) në ndeshjen  e javës së ; 29 të grupit B; ARBERIA – ÇELIKU, e zhvilluar me datë  16.05.2018  në Lipjan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar)

PEZULLOHET

Pa të drejtë  loje  deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohen raportet dhe deklaratat plotësuese lidhur me rastin nga; lojtari, gjyqtari dhe vëzhguesi ndeshjes. Afati datë 24.05.2018 (Rregullorja disiplinore  neni 32 paragrafi 1 ).

LIRIDON LECI; lojtar i klubit të futbollit “DRITA“ nga Gjilani me nr lic 13 dhe nr ID 000640M85 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për fyerje raciste ndaj lojtarit kundërshtar sipas incizimeve TV në ndeshjen KF Prishtina – KF Drita, e zhvilluar në Peje me datë 21.08.2018 (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar); i

HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në procedurë. Afati datë 24.05.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 39 paragrafi 1 )

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa të shkallës së dytë  në afatin kohor prej  8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës , respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 22.05.2018

Kryetari, Dukagjin Zefi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera