Buffon luan për një rekord tjetër
Autori: Gazeta inFokus
14:36 | 19 Maj 2018
Kampionati i Seria A është gati të përfundojë dhe do ta bëjë këtë në mënyrën se si ne jemi mësuar ta shohim për shtatë sezone radhazi, me triumfin e Juventusit si kampion në stadiumin “Allianz”, ku do të presë Verona, në një ndeshje që do të ketë shumëçka për të thënë.
Kjo do të jetë hera e fundit Gianluigi Buffon, që do të mbrojë portën e Juventusit, pasi ditë më parë njoftoi lamtumirën e tij nga “Zonja e Vjetër”, por jo nga futbolli.
40-vjeçari pret që aventura e fundit, para se t’i varë dorezat në gozhdë, të jetë në një klub tjetër të madh europian (PSG, në veçanti).
Numri një i bardhezinjve do të marrë një vlerësim të përshtatshëm nga i gjithë stadiumi, në veçanti nga “curva”, ku do ta nderojnë me një koreografi, me anë të së cilës do t’i kujtojnë të gjitha vitet e kaluara në Torino. Natyrisht, duke e falënderuar për këmbënguljen e tij dhe vullnetin, që e kanë dalluar gjithmonë.
Por, ndeshja Juventus-Verona ka edhe një tjetër referencë, në lidhje me të dhënat statistikore. Në qoftë se Buffon nuk pëson gola sot, do të ngjitet në kuotën e 23 ndeshjeve me portën e pastër.
Një rekord historik ky, në një kampionat si Seria A, që do të përmirësojë atë të Milanit (22 ndeshje pa pësuar gol), në sezonin 1993-1994, tashmë i barazuar nga Juventusi i sezoneve 2013-14 dhe 2015-2016.
Vërshëllima finale e kryesorit të këtij ballafaqimi do të shënojë edhe kulmin e festës, me dorëzimin e trofeut të titullit nga presidenti i Ligës, Gaetano Micciche. Më tej, festimet do të pushtojnë qytetin, me ekipin bardhezi që do të parakalojë hipur në një autobus të zbuluar.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...


































