Përkujtohet dëshmori Enver Topalli
Autori: Gazeta inFokus
14:32 | 19 Maj 2018
Kryetari i Komunës, Agim Aliu, shoqëruar edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica dhe Mexhide Mjaku Topalli, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtar, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të luftës, si dhe qindra qytetarë bën homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj në përkujtim të ditës së rënies heroike të dëshmorit të kombit, Enver Topalli.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu me këtë rast është shprehur se përkujtimi në ditën e rënies së dëshmorit të kombit, Enver Topalli, është homazh për sakrificën, përulje para heroizmit dhe luftës për liri të djemve e vashave të ushtrisë së lavdishme çlirimtare të Kosovës.Edhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Ferizaj, Gafurr Bytyçi ka vlerësuar lartë heriozmin e Dëshmorit të Kombit, Enver Topalli dhe sakrificën e gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për lirinë e Kosovës.
“Ai pushtet gjakatar e vrau në burg. Ne e përkujtojmë me krenari, mburremi me të , do të mburremi gjithnjë me të, derisa të ekzistoj populli shqiptar” ka thënë Bytyçi.Lorik Topalli, i biri i Dëshmorit të Kombit, Enver Topalli, thotë se si familje janë krenar me veprën e babait .
Sipas tij, ecja e Kosovës gjatë këtyre viteve ka shënuar përparime ndonëse ka ende shumë punë për t’u bërë.Në përmbyllje të homazheve u vendosën kurora lulesh tek varri i Dëshmorit të Kombit,Enver Topalli i cili ra heroikisht në Masakrën e Burgut të Dubravës.

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...




























