Lifestyle

Meshkujt tymosin për t’u dukur ‘cool’, megjithatë shumicës së femrave nuk iu duken seksi duhanpirësit

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 18 May 2018

Sipas një anketimi të ri, shumicës së femrave nuk iu duken joshës meshkujt duhanpirës.

Nga 1,000 beqarë të anketuar, 70% prej tyre kanë thënë se neveriten nga meshkujt që pinë duhan, ndërkaq 56% prej tyre gjithashtu kanë thënë se asnjëherë nuk do të lidheshin me një duhanpirës, transmeton Telegrafi.

Këto shifra janë më ndryshe për meshkujt, ku 46% pohojnë se nuk do të lidheshin me një femër që pinë duhan, dhe 65% prej tyre kanë thënë se duhanpirja nuk është joshëse.

-Advertisement-

Anketimi, i cili është kryer nga kompania ‘Inogen’, ka shikuar preferencat e personave mes moshave 18 dhe 76 vjet sa i përket pirjes së cigareve dhe atyre elektronike.

Arsyet kryesore se përse të anketuarit kanë thënë që nuk do të lidheshin me një duhanpirës janë:

– Aroma që mbetet nga tymi i duhanit

– Brengat rreth shëndetit

Brengat tjera kanë përfshirë erën e keqe të gojës, dhëmbët e verdhë, etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera