200 studentë do të kryejnë praktikën në institucione publike e private
Autori: Gazeta inFokus
14:36 | 17 Maj 2018
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Universiteti i Prishtinës, “Hasan Prishtina”, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit për përfshirjen e 200 studentëve në trajnim në punë, në institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe private, si dhe OJQ-të.
Ministri i Punës Skender Reçica tha se kjo marrëveshje e nënshkruar sot, është një lajm i mirë për 200 studentë të UP-së të cilët mësimet teorike do t’i bëjnë realitet në praktikë.
Këtë bashkëpunim ne sot do e konkretizojmë me një marrëveshje bashkëpunimi në mes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Universitetit të Prishtinës se bëhet fjalë për një marrëveshje ku do të përfitojnë së paku 200 studentë që mësimet në teori gjatë kohës së studimeve të kenë mundësinë t’i bëjnë realitet në praktik. Dhe unë besoj kjo marrëveshje kjo mundësi për studentët do jetë mundësi shumë e mirë për ta sepse ato mësimet teorike do keni mundësi që edhe përgjatë studimeve por edhe në momentin kur t’i mbarojnë studimet të kenë mundësi t’i prekin në praktik”, u shpreh ai.
Ministri tha se me qëllim të zbutjes së papunësisë, duhet të bashkërendohen aktivitetet dhe të thellohet bashkëpunimi jo vetëm me institucionet relevante publike, por edhe me bizneset, në harmoni me nevojat e tregut të punës.
Rektori Marjan Dema tha se kjo marrëveshje është mundësi e shkëlqyer që studentët të përgatiten për tregun e punës. Ndërsa përmendi edhe sfidën kryesore me të cilën sot UP-ja përballet, e që është mungesa e buxhetit.
“Kemi edhe sfida, sfida kryesore kemi në mungesë të buxhetit, kemi numër shumë të vogël të stafit akademik dhe jo-akademik. Pastaj kemi mungesa të hapësirave, të laboratorëve, presim ndihmën e Qeverisë që të na ndihmoni që shumë programe që rrezikojnë të mbyllen, të kemi buxhet më të madh që planin strategjik ta realizojmë ashtu siç e kemi paraparë”, tha ai.
Ndërsa zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, i pranishëm në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, tha se është në dijeni të sfidave që UP-ja sot ka, ndërsa u tregua optimist sa i përket punësimit të studentëve të UP-së.
Ai konfirmoi mbështetjen e Qeverisë për Universitetin e Prishtinës në realizimin e objektivave që ka.
“Unë kam besim të plotë që edhe burrat edhe gratë e këtij universiteti kanë me gjet rrugë që me mujt me avancu në realizimin e objektivave të tyre programore. Ajo që unë mund të them në emër të Qeverisë, është… që ta forcojmë autonominë e këtij universiteti. Njerëz profesionist në të gjitha nivelet e arsimit. Detyra jonë është me ju mbështet sa më mirë. Natyrisht pastaj ne i presim edhe rezultatet. E di që keni sfida dhe vështirësi dhe nuk është lehtë, por keni shpresë të madhe që universiteti që ka qenë dikur çerdhe dhe baza e lirisë së Kosovës, të kthehet në një flamurtar të shtetndërtimit dhe mirëqenies tonë”, tha Limaj.
E nënshkrimin e një marrëveshjeje të ngjashme e paralajmëroi ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.
Sipas tij, institucionet duhet ti japin hapësirë studentëve që atë që e kanë mësuar në teori ta praktikojnë në punë.
“ Edhe ne si Qeveri dhe si ministri duam t’iu japim hapësirë studentëve tanë që atë gjë të cilën e kanë mësuar në teori në universitete, ta kenë mundësinë ta kenë edhe në praktik. Në këtë fushë ministria e Punës ka bërë një hap pozitiv dhe konsiderojë që edhe ne jemi në po të njëjtin hap besoj që shumë shpejt do ta kemi edhe një marrëveshje tjetër me ministrinë tonë që do të jetë prapë për çështjen e praktikës së studentëve dhe kjo është ai hapi i vazhdueshëm i përkrahjes së ministrisë që e ka edhe obligim por për të cilin shohim edhe një zhvillim të ri edhe në fushën e përkrahjes së universitetit në veçanti të përkrahjes së të rinjve”, u shpreh Bytyqi.
Ai tha se bashkëpunimi i institucioneve do të vazhdojë edhe në të ardhmen me UP-në duke pasuruar edhe më tutje format e bashkëpunimit.

T� tjera
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...































