Gjermani: Prindërit myslimanë kërkojnë anulimin e provimeve në Ramazan
Autori: Gazeta inFokus
12:23 | 17 Maj 2018
Për myslimanët besimtarë ka filluar muaji i agjërimit, Ramazani.Kësaj urdhërese i përmbahen gjithë e më shumë fëmijë. Për shkollat një problem gjithnjë e më serioz.
Agjërimi është një nga pesë shtyllat e fesë islame. Me disa përjashtime të vogla, agjërimi vlen për të gjithë myslimanët që kanë arritur përafërsisht moshën 14 vjeçare, mosha e zgjedhjes së një konfesioni fetar. Por gjithmonë e më shumë nxënës të shkollave fillore mbajnë Ramazan, megjithëse feja nuk i detyron. Ata duan të ndjekin shembullin e më të rriturve dhe të fitojnë adhurimin e prindërve, siç thonë drejtorët e shkollave. Si pasojë, fëmijët ankohen për dhimbje koke, përzierje, ata kanë probleme përqendrimi dhe kanë rezultate më të dobëta në shkolla.
Presion nga prindërit myslimanë
Në përgjithësi Shoqata Gjermane e Mësuesve e konsideron problematik agjërimin në shkolla. “Ndërkohë ka shumë nxënës që e marrin shumë seriozisht agjërimin”, ka thënë presidenti i shoqatës, Heinz-Peter Meidinger, për edicionin online të gazetës “Die Welt”. Në të gjitha shkollat që kanë një numër të madh nxënësish me origjinë migrimi, sjellja gjatë muajit të agjërimit është kthyer në temë qendrore dhe në një problem.
Sipas tij, prindërit myslimanë ushtrojnë presion të madh te drejtorët e shkollave që në këtë periudhë të mos ketë provime ose ekskursione. Situata është problematike sidomos kur, për të respektuar besimin e disa individëve, limitohen të gjithë nxënësit e tjerë. “Kjo ka si çmim që provimet e të gjithë nxënësve të përqendrohen në një periudhë të shkurtër. E kjo nuk shkon”, ka theksuar Meidinger.
Në prag të provimeve të maturës
Këtë vit gjendja është veçanërisht problematike. Pas festës së krishterë të Rrëshajave që kremtohet pas disa ditësh, nxënësit në Gjermani do të përballen me një numër të madh provimesh. Maturantët kanë kryesisht provime, disa prej të cilave janë me shkrim, por pjesa më e madhe është me gojë. Por ata nuk mund të rrinë pa provime për javë të tëra. Për nxënësit që agjërojnë është tepër e vështirë – sidomos për ata që e marrin aq seriozisht Ramazanin, saqë gjatë ditës as nuk pijnë. Meidiger: Ka herë pas here nxënës që thjesht humbin ndjenjat.”
I ngarkuari i grupit parlamentar CDU/CSU për kishat dhe bashkësitë fetare, Hermann Gröhe, ka kërkuar një diskutim më ofensiv për këtë temë. “Sidomos te fëmijët e fillores duhet të kenë prioritet gjithmonë shëndeti dhe aftësia nxënëse”,i ka thënë Gröhe gazetës “Die Welt”. Presioni me motive fetare duhet të luftohet sikurse edhe përçmimi ndaj urdhëresave fetare. Ai shtoi se në lidhje me këtë temë pret prononcim të qartë nga shoqatat myslimane.
Shoqata Arsim dhe Edukim (VBE) ka apeluar te vetëdija përgjegjëse e prindërve myslimanë. Shoqata e Pediatërve u ka bërë thirrje prindërve që të mos i lënë fëmijët të agjërojnë. Në aspektin mjekësor agjërimi për fëmijë dhe të rinj është “i pashëndetshëm dhe i dëmshëm, sidomos mospirja e lëngjeve”.
Gjatë muajit të Ramazanit, nga agimi e deri në mbrëmje, myslimanëve u ndalohet ngrënia, pirja e lëngjeve, pirja e duhanit dhe akti seksual. Me “Iftarin”, darkën e përbashkët, merr fund edhe agjërimi ditor. Muaji i Ramazanit përfundon më 14 qershor. .

T� tjera
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...

































