Xhabir Zharku mund të kthehet në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
11:43 | 15 Maj 2018
Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega Kaçanik ka ndaluar ekzekutimin e dënimit me burgim ndaj ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku, për shkak të parashkrimit absolut të ekzekutimit të dënimit.
Vendimi për ndalimin e këtij ekzekutimi nga gjykata është marr para disa ditësh.
Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.
“Gjykata më 11 maj 2018, me aktvendimin e evidentuar si: ED.nr.30/12, bazuar në dispozitën e nenit 92 paragrafi 1 nën paragrafi 6 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës (KPPK-së), ka ndaluar ekzekutimin e dënimit me burgim ndaj të pandehurit Xhabir Zharku, për shkak të parashkrimit absolut të ekzekutimit të dënimit”, thuhet në përgjigjen e gjykatës dhënë “Zëri”.
Gjykata në përgjigjen e saj, ka treguar edhe rrjedhën e procedurës në këtë rast nga dënimi e deri te refuzimi i autoriteteve suedeze për ekstradimin e Zharkut tek autoritetet kosovare.
Ish-kreu i Kaçanikut tashmë ka marr dritën e gjelbër nga organet e ndjekjes për ardhjen e tij në Kosovë.
Ndryshe, Xhabir Zharku ishte në krye të Komunës së Kaçanikut nga viti 2007 deri në maj 2012.
Prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh kishte ngritur aktakuzë ndaj Zharkut, të cilin e akuzonte se në bashkëveprim me Arsim Kolshin, Besnik Hasanin dhe Nusret Cenën si pjesë e një grupi, në kohë të ndryshme, prej ose më 26 qershor 2006, deri më 1 gusht 2006, me qëllim që të përfitojë për qëllime materiale për vete, ose për dikë tjetër, ka përdorur kërcënime serioze ndaj të dëmtuarve.
Sipas aktakuzës këta të akuzuar kishin kërcënuar me vrasje Shefket Lurin, Xhelil Sumën dhe Azem Sumën në rast se nuk do të tërhiqeshin nga tenderi i fituar nga Agjencia Kosove Privatizimit (AKP) në valën e 16-të për privatizimin e një ferme të deleve, në sipërfaqe prej 32 hektarësh, në fshatin Rakaj të Ferizajt.
Më 21 prill 2011, Gjykata e Qarkut në Prishtinë e kishte shpallur Xhabir Zharkun fajtor për kryerjen e veprave penale të detyrimit dhe posedimit të paligjshëm të armës, dhe i kishte shqiptuar atij dënim me tre vjet burgim si dhe gjobë prej 1,500 euro.
Ky vendim ishte vërtetuar nga Gjykata Supreme e Kosovës më 8 maj 2012.
Por edhe gjashtë muaj pas vërtetimit të dënimit të tij nga Gjykata Supreme e Kosovë, Zharku kishte qëndruar i lirë, edhe pse aktvendimi për ekzekutimin e vendimit nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës në atë kohë kishte mbërritur në Gjykatën komunale të Kaçanikut.

T� tjera
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
































