Sport

Erdhi si zëvendësues, por tani është njëri nga më të rëndësishmit te Drita!

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 08 May 2018

Bëhet fjalë për gardianin e Dritës, Leutrim Rexhepin, i cili tek klubi nga Gjilani erdhi në korrik të vitit të kaluar.

Fillimisht ish-portieri i Ferizajt, ishte zëvendësues i Betim Halimit por me kalimin e kohës Rexhepi u bë titullar te lideri aktual i Superligës.

Leutrim Rexhepi me fanellën e Dritës numëron gjithsej 22 paraqitje. Drita në 31 ndeshje ka pësuar gjithsej 20 gola.

-Advertisement-

Aktualisht Drita gjendet në vendin e parë në tabelë me 60 pikë, tri më shumë se Prishtina e cila zë pozitën e dytë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera