GAP: “Kosova e Re” rrit çmimin e energjisë për 44 %
Autori: Gazeta inFokus
13:55 | 15 April 2018
Instituti GAP ka mbajtur konferencë për media ku është prezantuar një pjesë e analizës me titull “Ndikimi i TC ‘Kosova e Re’ në tarifat e energjisë elektrike”.
Agron Demi, analist i politikave në Institutin GAP, theksoi se propozimi fillestar për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova C’ u paraqit në vitin 2005, ku me Strategjinë e Energjisë (2005-2015), Qeveria e Kosovës planifikoi ndërtimin e një termocentrali me kapacitet 2,100 MW dhe një kosto prej 3.5 miliardë euro.
Me ndryshimet në qeverisje në fund të 2008, projekti për termocentralin e ri u ndryshua, si për nga emërtimi, i cili filoi të quhej “Kosova e Re”, ashtu edhe për nga kapaciteti energjetik. Fillimisht u propozua që termocentrali i ri të ketë kapacitet prej 1000 MW, për tu ndryshuar më vonë në 600 MW. Në mars 2012 Qeveria e Kosovës dërgoi tek katër kompanitë e parakualifikuara thirrjen finale për ofertim.
Nga katër kompanitë e parakualifikuara, më 23 nëntor 2015 u shpall ofertuesi i vetëm – Contour Global. Përkundër asaj se thirrja për ofertim ishte dërguar duke u bazuar në Ligjin për prokurimin publik, i cili parasheh si të suksesshëm një proces tenderues me së paku dy oferta, Qeveria nuk e anuloi procesin përkundër marrjes së vetëm një oferte. Fillimisht Qeveria u arsyetua se procesi është shpallur dhe menaxhuar duke u bazuar në rregullat e Bankës Botërore, më vonë ky arsyetim u ndryshua duke thënë se është projekt i partneritetit publiko-privat.
Duke filluar nga 2018, do të filloj faza e prokurimit për zgjedhjen e ndërtuesit të termocentralit “Kosova e Re”, për tu finalizuar gjatë 2019 pjesa financiare dhe data e transferit të lokacionit. Më 2019 do të filloj edhe ndërtimi i termocentralit, i cili do të përfundohet dhe filloj prodhimin në vitin 2023.
Ai gjithashtu theksoi se ndërtimi i ‘Kosovës së Re’ është projekt i cili ka ndikim të gjithanshëm në ekonomi, buxhetin e shtetit, shëndet, ambient, zhvendosje të popullsisë, borxhin publik e ndikime tjera. Por në këtë raport të shkurtër, Instituti GAP ka analizuar vetëm ndikimin në tarifa të energjisë që do të ketë ndërtimi i termocentralit të ri sipas marrëveshjes së nënshkruar.
Blend Hyseni, hulumtues në Institutin GAP, theksoi se për të paraqitur ndikimin e kostos së termocentralit “Kosova e Re” në çmimet e energjisë elektrike me shumicë si dhe tarifat e konsumatorëve fundorë, kjo analizë merr për bazë të dhënat e publikuara në Kontratë, si dhe të dhënat e tregut të energjisë elektrike nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZrrE). Pasi që raporti financiar i kontratës ende nuk është finalizuar, kalkulimi i saktë i çmimit të energjisë elektrike me hyrjen në operim të TC “Kosova e Re” është i vështirë. Megjithatë, marrë parasysh disa parametra të ofruara në kontratë, ndryshimet e mundshme në raportin financiar nuk do të kenë ndikim të madh në çmimin e energjisë elektrike. Sipas tij, me ndërtimin e TC “Kosova e Re” çmimi i cili paguhet nga konsumatorët fundorë do të pasoj një ngitje kumulative prej 44 përqind në krahasim me çmimin aktual. Ndërsa çmimi mesatar me shumicë do të rritet në rreth 61.4€/MWh apo rreth 86% rritje kumulative në krahasim me çmimin aktual.
Modeli i paraqitjes së rritjes së çmimeve të energjisë elektrike për vitet 2018 – 2026 është tejet konservativ ngase nuk merr për bazë investimet tjera që do të bëhen në tregun e energjisë, siç janë dekomisionimi i TC Kosova A, investimet në TC Kosova B prej afër 300 milionë eurove dhe investimeve tjera në mihje të cilat detyrimisht do të reflektohen në tarifa. Prandaj, uljet eventuale të çmimit të synuar prej 80€MWh nuk do të rezultojnë në tarifa më të ulëta sesa ato që janë paraqitur në këtë analizë.
Sipas Hysenit, Nga grupet më të rrezikuara nga rritja e çmimit të energjisë janë familjet të cilat jetojnë nën kufirin e varfërisë. Sipas raportit të vitit 2015 mbi varfërinë në konsum në Kosovë, janë 50,000 familje të cilat nuk marrin ndonjë ndihmë shtetërore. Nëse bazohemi në të dhënat e prezantuara nga ZRrE rreth shumës së faturuar nga KEDS për amvisëritë, çmimin mesatar aktual të energjisë elektrike dhe numrin e konsumatorëve aktivë, del se fatura mujore e energjisë së këtyre qytetarëve do të jetë mbi 18% (40 Euro) e të ardhurave mujore të tërë familjes. Nga investitorët e mëdhenj të huaj në Kosovë, njëherit konsumatorë industrial, Ferronikeli dhe Sharrcemi varen në masë të madhe në përdorimin e energjisë elektrike. Konkretisht, ato konsumojnë së bashku mbi 12% të energjisë së prodhuar në vend dhe furnizohen direkt nga rrjeti i transmisionit. Çmimi me të cilin janë furnizuar këto dy ndërmarrje ndër vite nuk ka kaluar vlerën prej 50 Euro për MWh, vlerë kjo me e ulët se ajo për shitjen e energjisë elektrike me pakicë tek konsumatorët dhe bizneset e vogla. Ndërsa, në rast të ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”, vëtëm ngarkesa për kapacite, 60 Euro për MWh, do të jetë më e lartë se tërë çmimi i furnizimit te Sharrcemit dhe Ferronikelit aktualisht. Në këto kushte, thujase do të jetë i pamundur vazhdimi i operimit të dy konsumatorëve industrial Ferronikelit dhe Sharrcem. Në përgjithësi, bazuar në të gjeturat e Institutit GAP, termocentrali i ri do të rëndoj tejmase buxhetin e ekonomive familjare, do të rris koston operative të bizneseve, si dhe do të ketë ndikim negativ në buxhetin e Kosovës.
Në fund Demi theksoi se duke marr parasysh se Kuvendi i Kosovës ka ftuar interpelancë për kontratën e “Kosovës së Re”, seancë e caktuar të mbahet më 16 prill 2018, një ndër rekomandimet që duhet të dal nga kjo seancë është që ti kërkohet ZRrE-së një raport zyrtar për impaktin e “Kosovës së Re” në tarifat e energjisë.
Analizën e plotë mund ta gjeni të bashkangjitur në këtë email ose duke klikuar Këtu.

T� tjera
-
Drejtësi për Arlinda Zekajn, nis protesta në Prishtinë
Sot në Prishtinë mbahet protestë me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn,...
-
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama e quan “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë
Edhe mëngjesin e kësaj të shtune, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka ven...
-
Zhurma politike për protezat e invalidëve të UÇK-së – Hulumtimi i Infokus nxjerr të vërtetën, mbi 1.4 milionë euro për 102 persona
Një debat i ashpër politik, akuza e kundër akuza u bënë rreth parave të ndara...
-
Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera e tyre 154 mijë dollarë
Dogana e Kosovës ka zbuluar rreth 10 tonë mallra të padeklaruara gjatë kontro...
-
Prattipati takon komandantin e KFOR-it: Të ruhet një ambient i sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë
E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
Në Podujevë, gjatë ditës së djeshme raportohet se një fëmijë 12-vjeçar është ...
-
Autobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, arrestohet shoferi
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus të premten, më 6 ...
-
10 raste të dhu*nës në familje brenda 24 orëve
10 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh ...
-
Këto vende mbesin pa rrymë sot për shkak të punimeve
KEDS ka treguar zonat që sot mbesin pa rrymë për shkak të “punimeve të domosd...
-
Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave
Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtë...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë
Në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosov...


































