Ekonomi

Korrupsioni i njejtë si me Mustafën edhe me Haradinajn

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 13 April 2018

Korrupsioni vazhdon të mbetet “thembra e Akilit”, për Kosovën. Vendi më i varfër në rajon nuk ka shënuar ndonjë përmirësim sa i përket luftimit të korrupsionit, pavarësisht se janë ndërruar pushtetet.

Kusht kryesor ky që kosovarët të mund të lëvizin pa viza, shkruan Gazeta Fjala.

Në bazë të raportit të fundit të Freedom House të titulluar, “Vendet në tranzicion, 2018”, i cili matë përparimin dhe pengesat për demokratizimin e shteteve, niveli i korrupsionin mbetet i njejtë me vitin e kaluar, përkatësisht 5.75.

-Advertisement-

Raporti thekson se edhe pse vendi ka vënë ligje të forta, ato nuk po respektohen.

“Korrupsioni ka qenë një problem endemik për Kosovën edhe përpara se vendi të shpallë pavarësinë e tij dhe të mbetet një kërkesë kyçe për marrëdhënie më të ngushta me BE-në dhe posaçërisht për të marrë një regjim pa viza.102 Rrjedhimisht, vendi tashmë ka vënë në fuqi ligje të forta kundër korrupsionit , por zbatimi mbeti problematik”, thuhet në raportin e fundit të Freedom House.

Si problem kryesor përmendet edhe rasti “Pronto”. Thuhet që ky skandal tregoi një abuzim sistematik të pushtetit dhe kontrollit joformal mbi strukturat shtetërore. Por, se kishte pak pasoja dhe se nuk shpuri në ndjekje penale, pavarësisht zhurmës që prodhoi dhe se autoritetet vepruan pak për të luftuar korrupsionin, shkruan Gazeta Fjala.

Madje, për më tepër në këtë raport thuhet se njerëzit e përfshirë në këtë skandal edhe u shpërblyen.

“Disa persona të emëruar në regjistrimet e rrjedhura kanë mbetur në pozitat e tyre brenda TMK-së, Gjykatës së Apelit dhe institucioneve të tjera. Për më tepër, të tjerë të përfshirë në skandalin, të cilët nuk kishin mbajtur më parë një pozicion, më vonë u emëruan për postë publike”, thekson raporti.

Nga Freedom House nuk ka kaluar pa u vwrejtur as kreu i Drejtorisë për Krime Ekonomik në Policinë e Kosovës, ku thuhet se ai ishte përfshirë në dhënien e informacionit dhe drejtimin e punës së njësisë së tij në këmbim të ryshfetit, si dhe djali i Presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova për skandalin me viza.

“Në janar, Ukë Rugova, djali i Presidentit Ibrahim Rugova, së bashku me 19 të tjerë u lirua në një rast që përqendrohej në shitjen e paligjshme të Viza italiane Shengen ndërmjet 2012 dhe 2014. Sipas gjyqtarit të EULEX-it në panel, shfajësimi ishte për shkak të mosparaqitjes së prokurorisë për veprimet e paligjshme të ndërmarra nga të pandehurit.”

Në raportin “Vendet në tranzicion, 2018”, thuhet se korrupsioni mbeti i përhapur në tërë vitin 2017, dhe se autoritetet tregonin një prirje më të lartë për të luftuar kriminelët që nuk kanë lidhje politike.

Tregohet edhe rasti i 12 asistentëve të Universitetit të Prishtinës që dyshohet se shitën provimet dhe notat më të larta.

“Hetimet dhe procedurat gjyqësore në raste të tilla vazhdojnë të rriten, në kontrast me rastet më komplekse. Për shembull, në korrik Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi 12 asistentë të mësimdhënies në Universitetin e Prishtinës për t’u përkituar një rrjeti që shiti provimet dhe notat më të larta”, thuhet në raport.

Ndryshe, raporti “Vendet në tranzicion, 2018” matë progresin dhe pengesat për demokratizim në 29 vende nga Evropa Qendrore deri tek Azia Qendrore.(Arjeta Shabani)/Gazeta Fjala

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera