Mistria e Shëndetësisë i lë specializantët gjysmë viti pa paga!
Autori: Gazeta inFokus 08:48 | 13 April 2018
Po bëhen katër muaj që nuk kanë marrë paga nga Ministria e Shëndetësisë, pavarësisht kontratave që i kanë nënshkruar me këtë të fundit. Por, specializantët e shëndetësisë do të duhet të presin së paku edhe dy muaj tjerë për pagat e tyre, derisa në Kuvendin e Kosovës të bëhet rishikimi i buxhetit të shtetit për këtë vit.
Specializantët e performancës nuk kanë marrë pagë që nga dhjetori i vitit të kaluar, madje disa përmendin se ka raste se i kanë marrë vetëm pagat e nëntorit.
‘Me sa kemi dëgjuar nga kolegët tre specializantëve të performancës nuk u janë paguar pagat e dhjetorit 2017, pasi që gabimisht janë hequr nga lista e pagave, ndonëse vet Ministria e Shëndetësisë u ka vazhduar kontratat’, thotë për portalin ‘Infokusi’ njëri nga specializantët, duke shtuar se për disa specializantë ky është muaji i pestë pa paga për shkak të këtij gabimi për të cilin kanë bërë tashmë ankesë në Ministrinë e Shëndetësisë.
Por, heqja nga lista e pagave të tre specializantëve nuk është gabimi i vetëm i Ministrisë së Shëndetësisë. Por, mjetet e dedikuara për pagesë të specializantëve janë vendosur në një linjë tjetër të shpenzimeve, e cila nuk është e dedikuar për pagesat e tyre, prandaj kjo çështje nuk do të rregullohet para korrikut të këtij viti, kur do të ndodhë rishikimi i buxhetit.
‘Ju kemi informuar se çështja e specializantëve do të zgjidhet më rishikim të buxhetit për shkak se me rastin e miratimit të Ligjit për buxhetin në Kuvendin e Kosovës, mjetet e dedikuara për pagesë të specializantëve janë vendosur në një linjë të shpenzimeve që nuk është e dedikuar për pagesa të specializantëve, prandaj kjo çështje do të rregullohet me rishikim të buxhetit dhe Ministrisë do t’i mundësohet të kryejë pagesën e tyre pa bërë ndonjë shkelje ligjore’, thuhet në përgjigjen e divizionit të komunikimit me publikun në Ministrinë e Shëndetësisë për portalin ‘Infokusi’.
Përndryshe, ky është rasti i parë që specializantët e shëndetësisë nuk marrin 6 muaj pagë, ndonëse punojnë vazhdimisht në klinikat e ndryshme të Shërbimit Spitalor dhe Universitar të Kosovës.
Për më tepër, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, kishte premtuar në fillim të mandatit të tij se specializantët do të futen në listë të rregullt të pagave, por vetëm pak muaj pas marrjes së mandatit, për shkak të gabimit me linjën e shpenzimeve, specializantët kanë mbetur ta presin muajin korrik për t’i marrë pagat e tyre.
Për shkak të trajtimit jo të dinjitetshëm nga institucionet kosovare, shumë mjekë dhe infermierë kanë ikur nga Kosova dhe kanë shkuar për të punuar kryesisht në Gjermani./Infokusi
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...
-
Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz: Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partis...
-
IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimi...
-
Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver ...
-
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëresh...
-
Abdixhiku në Gjilan: Me qytetarët po flasim hapur e po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bash...
-
“Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo”, PDK: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një aksioni ka shfaqur pak...
-
Ikja e mjekëve sfidë për institucionet
Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në ven...
-
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suhare...
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...