Lajme

Arrestohet për falsifikim te dokumenteve

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 12 April 2018

Një person është arrestuar mëngjesin e të mërkurën në Fushë Kosovë pasi dyshohet për falsifikim të dokumenteve.

Sipas Policisë së Kosovës në shtëpinë ë të dyshuarit në fshatin Grabovc janë gjetur dokumente bullgare të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara, shkruan Infokusi.com.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

‘Fshati Grabovc, Fushë Kosovë 11.04.2018 – 06:00. Njësitë policore në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kanë kontrolluar shtëpinë pronë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar, ku gjatë kontrollit në janë gjetur dhe konfiskuar disa dokumentacione bullgare të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.’/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera