Ekonomi

Arrestohen pesë persona që kontrabandonin njerëz

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 11 April 2018

Kontrabandim të migrantëve, falsifikim i dokumenteve e shmangie nga tatimi. Këto janë veprimtaritë kriminiale për të cilat Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën pesë persona.

Ndërsa ka sekuestruar si prova materiale edhe 2 armë të gjata, 5 armë të shkurta kalibri i ndryshëm, 175 fishekë kalibër të ndryshëm, 4 vula të firmave të ndryshme, 2 pasaporta dhe dokumente të tjera që vlejnë për procedurë të mëtejme gjyqësore, shkruan Infokusi.com.

Kështu njofton vet Policia përmes një komunikate drejtuar mediave.

-Advertisement-

Në këtë komunikatë thuhet se këta persona dyshohet që në vazhdimësi merreshin me kryerjen e këtyre veprave penale.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e shtetit, pas hetimeve intensive të kryera, lidhur me veprimtarinë kriminale të të dyshuarve, që në vazhdimësi merreshin me kryerjen e veprave penale të ‘kontrabandimit të migrantëve’, ‘falsifikimin e dokumenteve’ dhe ‘shmangie nga tatimi’ ka realizuar një operacion policor, që ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar”, thuhet në komunikatë.

Më tej aty thuhet se duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, me datën 11 prill 2018 në rajonin e Prishtinës (në pesë lokacione), dhe Gjakovës (në një lokacion), është kryer kontrolli i shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, pronë e të dyshuarve, me qëllim të mbledhjes së provave për veprimtarinë kriminale të të dyshuarve.

Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit dërgohen në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore./Infokusi

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy