Shqiptarët po mbyllen burgjeve! Thyejmë rekordin në Ballkan
Autori: Gazeta inFokus
08:40 | 06 Prill 2018
Në total rreth 1.5 milion njerëz janë të burgosur në Europë dhe më shumë se 600 mijë prej tyre janë në Rusi.
Të dhënat, të marra nga Organizata Botërore e Burgjeve dhe Kombeve të Bashkuara, tregojnë numrin e të burgosurve në Europë ndaj numrit të përgjithshëm të popullsisë, në grafi shihen vendet e Evropës (përfshirë Rusinë dhe Turqinë), përjashtuar disa të dhëna për vendet ballkanike si Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova.
Shqipëria, sipas të dhënave, ka 5.447 të burgosur, që përbëjnë rreth 0.2 % të popullsisë, e barabartë në normë me Poloninë dhe Sllovakinë. Serbia, një tjetër shtet i rajonit, ka normë më të ulët të të burgosurve ndaj totalit të popullsisë, me rreth 10 mijë të burgosur por me normë 0.11 %. Edhe Maqedonia e ka normën më të ulët se sa në vendin tonë, me rreth 3 mijë të burgosur dhe normë 0.15 %.
Në krye të listës me normë të lartë qëndron Rusia, me 609,485 (0.42% të popullsisë). Bjellorusia pasohet nga 29,776 (0.31% e popullsisë) dhe Turqia e tretë me 229,790 të burgosur (0.28% të popullsisë së përgjithshme). Lituania (6,616 – 0,23%) dhe Letonia (4,243 – 0,22%) po kompletojnë pesë vendet e para në Europë me normë më të lartë.
Islanda (131 – 0.04%), Qipro (654 – 0.06%) dhe Suedia (5.630 – 0.06%) janë në pozitën më të mirë sa i përket numrit të së burgosurve ndaj totalit të popullsisë.
Në një studim të mëparshëm të Kombeve të Bashkuara, rezultonte se norma e lartë e të burgosurve ndikonte në ekonominë e një vendi prej kostove të mbajtjes së individëve në izolim, si dhe në kostot ekonomike të vetë individit pas daljes nga burgu (vështirësi për gjetje pune, mungesë socializimi etj.) Sipas një përllogaritje të vitit 2017, duke iu referuar një raporti të hartuar nga prezenca e OSBE dhe Drejtoria e Burgjeve, një i burgosur i kushton shtetit shqiptar nga 369 euro deri në 1380 euro në muaj sipas kategorive.
Një i paraburgosur ka kosto ditore 14.63 euro, një i burgosur që vuan dënimin i kushton shtetit 12.3 euro në ditë dhe një i dënuar por i sëmurë i kushton shtetit 46.23 euro në ditë sipas raportit të hartuar.
Vetë Ministria e Drejtësisë është shprehur se kostoja reale mujore për një të dënuar është 800 euro, afërisht 9 mijë euro në vit, më e lartë edhe se shumë vende të tjera në Europë.


T� tjera
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
































