Ekonomi

Edhe kaq muaj do të lëvizet pa taksë në Rrugën e Kombit

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 03 April 2018

Në Rrugën e Kombit ka nisur rindërtimi i kabinave të kompanisë koncensionare, për mbledhjen e tarifës së vendosur nga qeveria.

Por derisa ato të jenë gati, do të duhet të paktën një periudhë 60 ditore. Kështu është shprehur sot ministri i Transporteve, Damian Gjiknuri.

“Nuk po paguhet se u shkatërrua ajo pjesë. Do ringrihet dhe do kohën e saj. Mbase do të dojë një periudhë 60 ditore minimalisht”, tha Gjiknuri.

-Advertisement-

Pra, për rreth dy muaj përdoruesit e kësaj rruge mund të kalojnë pa paguar tarifën 5 euro. Më pas rinis aplikimi i pagesës. Kryeministri Rama tha se kjo tarifë as që diskutohet të negociohet, vetëm se do të aplikohen lehtësi për banorët vendas që janë përdorues të shpeshtë të zones./lapsi.al.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy