Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri, më shumë pengesa sesa lirime
Autori: Gazeta inFokus
12:25 | 03 April 2018
Kosova dhe Shqipëria janë dy vendet me shumëcka të përbashkët, por kanë aq shumë pengesa të krijuara sa që është bërë shpeshëherë e vështirë për të bërë biznes. Ankesa nga bizneset ka nga të dy anët.
Historia e bllokimit të mallrave mes dy vendeve ka zanafillen e para shumë viteve dhe problemet nuk u zgjodhën asnjëherë. Me gjithëse ia mësyn tregut shqiptar brenda një peridhe jo shumë të gjatë kohore pas luftës, barrierat tregtare, sidomos ato jotarifore vazhdojnë të jenë prezente.
Bizneset prodhuese kosovare që kanë mbi 10 vjet që eksportojnë rregullisht prodhimet e tyre në Shqipëri, thonë se për të kryer një eksport nga autoritetet shqiptare kërkohen 10 dokumente. Të njëjtat sipas tyre nuk kërkohen në asnjë vend tjetër të Bashkimit Evropian ku këta prodhues eksportojnë, pos në Serbi, arsyet të cilat të gjithë i dimë.
Analizat e produkteve që i kryejnë në Institutin Kombëtar të Shendetësisë Publike apo në Institutin Bujqësor në Pejë, nuk merren parasysh nga autoritetet shqiptare, por edhe atje duhen bërë të njëjtat analiza.
Bizneset kanë thënë se kostoja e eksportit të një maune me prodhimet e tyre arrin deri në mbi 200 euro dhe ku përfshihen pagesat e shpedicionit, skaneri, analizat e disa cështje të tjera. Heqja e pengesave ka qenë edhe në mbledhjen e fundit të dy qeverive të mbajtur në Korcë, por përpos zotimeve asnjë ndryshim nuk është bërë.
Bizneset dhe shoqatat kanë kërkuar që të jenë të barabartë, asgjë më shumë. Bllokada fillimisht kishte nisur me ilacet që eksportoheshin nga Kosova, e të cilat nuk lejoheshin të shiteshin në tregun shqiptar gjë që kishte shtyrë Kosovën të merrte masa reciprociteti.
Pastaj për shkak të përmbajtjes së Aflatoksinës që përpos që ishte gjetur me analizat e bëra në Kosovë, e njëjta ishte vërtetuar edhe me analizat e bëra në Itali, Shqipëria kishte ndërmarrë masa duke vendosur masa reciprociteti ndaj miellit që vinte nga Kosova. Pastaj Kosova kishte vendosur masë reciprociteti për cementin.
jo më vonë kishte shtyrë palën shqiptare të vendoste masa reciprociteti ndaj patates me arsyetimin se do të mbronte pataten e regjionit të Devollit. Më vonë Shqipëria bllokoi edhe rrushin, derisa pala kosovare kërcënoi me masa reciprociteti. Së fundi Shqipëria ka rritur akcizën e pijeve alkoolike të Kosovës, pasi këto të fundit arritën të marrin një pjesë të mirë të tregut shqiptar.

T� tjera
-
Kurti: Gjatë vitit 2025, në Kosovë u kthyen 171 mjekë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të k...
-
Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfitojnë kosovarët?
Lajme Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfit...
-
SHIFRA ALARMANTE të dhu*nës dhe vra*sjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj
Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngrit...
-
Patenta kthehet pas 8 ditësh, por ndalimi i vozitjes mbetet – ekspertët paralajmërojnë konfuzion te shoferët
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
“Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij s’kthehet më?” – emocionon vëllai i Erona Coklit në protestë
Në protestën mbarëkombëtare të mbajtur në Prishtinë kundër vrasjes së grave, ...
-
Arrestohen pesë persona për trafikim me nark*otikë në Prishtinë, sekuestrohen kok*ainë dhe marih*uanë
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në trafi...
-
Momenti kur qytetari në Elbasan hidhet nga dritarja t’i shpëtojë flakëve pas shpërthimit
Pak ditë më parë, shpërthimi i një bombole gazi në një pallat në Elbasan shka...
-
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, hidhen tymuese para MD-së, kërkohet dorëheqja e Gërvallës, Sveçlës e Muhaxherit
Në Prishtinë po mbahet edhe sot protestë kundër vrasjes së grave. Protesta e ...
-
Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit
Deputetja e PDK-së, njëherësh anëtare e grupit punues qeveritar për hartimin ...
-
Bullgaria kthen 19 tonë mollë nga Maqedonia për shkak të pesticideve të larta
Mbi 19 tonë mollë maqedonase do të asgjësohen, pasi analizat laboratorike kan...
-
Presidentja Shiroka Pula priti Besiana Kadarenë, në fokus trashëgimia e shkrimtarit
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Besiana K...
-
23 zyrtarë korrektues nga Kosova fillojnë punën në burgjet e Danimarkës
Gjithsej 23 zyrtarë korrektues nga Kosova, të cilët më parë kanë ndjekur traj...

































