Lajme

Të shtunën bllokohet përsëri tuneli i Kalimashit

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 29 March 2018

Banorët e Kukësit të shtunën do të bllokojnë përsëri tunelin e Kalimashit duke protestuar kundër vendosjes së taksës në ‘Rrugën e Kombit’, shkruan Infokusi.com

Protesta do të fillojë në orë 11:30, nën moton ‘Ndal’.

Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se për banorët e zonës pranë autostradës do të ketë masa lehtësuese.

-Advertisement-

“Rruga e Kombit një aks strategjik, i cili rrezikohej seriozisht në sigurinë e në qëndrueshmërinë afatmesme, nëse nuk do të ndërhyhej me vendosjen tarifës për përdoruesit! Ndërkohë për përdoruesit e shpeshtë (pra banorët e zonës) janë parashikuar një sërë masash të posaçme lehtësuese, të cilat duhen shpjeguar”, ka thënë Rama.

Qeveria e Shqipërisë ka vendosur taksë për të gjithë që shfrytëzojnë ‘Rrugën e Kombit’.

Për motor paguhet 2.5 Euro, veture – 5 Euro, autobus & kamioncine – 11.2 euro, kamion i mesëm – 16.2 euro dhe kamion i rëndë – 22.5 euro/INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera