Sofia Vergara akoma në luftë me të dashurin për embrionet e ngrira
Autori: Gazeta inFokus
11:02 | 28 Mars 2018
“Lufta” e Sofia Vergarës me ish të dashurin e saj për “embrionet e ngrira” u bë kryelajm sërish në mediat rozë.
Më herët gjatë këtij viti, ish- i dashuri i saj, Nick Loeb, ka kërkuar nga Gjykata që t’i japë atij kujdestarinë për embrionet e ngrira në vitin 2013, kur ata ishin së bashku.
Por megjithatë në dokumentet e reja të Gjykatës që janë siguruar nga disa media, thuhet se aktorja e “Modern Family” ka kërkuar që kjo kërkesë të hidhet poshtë nga Gjykata, transmeton Klan Kosova.
Nick ka bërë padi të ngjashme dy herë me radhë, të cilat i ka fituar modelja. Padia e fundit ishte parashtruar në Lousiana.
Sofia dhe Nick janë ndarë në vitin 2014. Kur ata u ndanë, kishin dy embrione të ngrira, por kushtet e marrëveshjes së tyre kërkonin pëlqimin e të dyve para se të mund të ngjizeshin.
Aktorja është tërhequr, por Loeb ka provuar për tre vjet që të marrë embrionet, duke thënë se ai dëshiron që t’i ngjizë në një nënë surrogate.
Kur gjykatësi në Lousiana e hodhi poshtë padinë e tij vitin e kaluar, ai i quajti “qytetarë të Kalifornisë” embrionet e ngrira.
Nick, me të cilin Sofia ishte në lidhje për katër vjet, pohoi se ai dhe ish e dashura e tij planifikonin jetën e tyre në Lousiana, por gjykata nuk i besoi atij.
Ky shtet amerikan është i njohur për ligje të favorshme kur është fjala për të drejtat e fëmijëve të palindur, dhe gjyqtari spekuloi në atë kohë që pikërisht kjo ishte arsyeja pse Loeb ngriti padinë atje.

T� tjera
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...

































