Lajme

Nisë aksioni kundër ngacmimeve seksuale në UP

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 27 Mars 2018

Nesër do organizohet një aksion simbolik para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, për ta kundërshtuar dukurinë e ngacmimeve seksuale në Universitetin e Prishtinës, shkruan Infokusi.

Për këtë organizim ka njoftuar Organizata GAS (Grupi Anti Seksist) përmes një komunikate për media.

Ky aksion po bëhet pas deklaratave të Prorektores së UP-së, Teuta Pustina – Krasniqit, që sipas Organizatës GAS e arsyetojnë ngacmimin seksual.

-Advertisement-

“Universiteti Publik i Prishtinës duhet të distancohet nga çdo deklaratë seksiste që vie nga përfaqësuesit e këtij institucioni dhe të shkarkojë ata/ato të cilët e kanë justifikuar fenomenin e ngacmimeve seksuale”, thuhet në komunikatë. /INFOKUSI.COM/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy