“Toka e Shenjët”: Kuvendi zhvendoset në Graçanicë, FSK me batalion serb…
Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 27 March 2018
Një dhomë e Kuvendit të Kosovës mund të bartet në Graçanicë për deputetët e komunitetit serb. Ndërsa brenda Policisë së Kosovës po kërkohet të themelohet një drejtori e veçantë për policët serb, e në FSK ky komunitete e do një batalion, i cili do të jetë i vendosur në veri të Mitrovicës. Ai do të komandohet nga një komandant serb, dhe të emërohet zv/komandanti i përgjithshëm i FSK-së nga komuniteti serb.
Këto mund të jene disa nga kërkesat qëpritet t’i shkojnë në adresë kryeministrit të Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian nga Qeveria e Serbisë, pas paralajmërimit se Lista Serbe do të dal nga Qeveria e Kosovës.
Kjo sipas një raporti të Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare (IKSN), është pjesë e planit sekret të inteligjencës serbe dhe ruse “Toka e shenjët”, për të provokuar trazira në Kosovë.
Infokusi, posedon listën e plotë të kërkesave të Qeverisë së Serbisë që mund të parashtrohen si kusht për riorganizim të funksionalizimit të institucioneve të cilat iu takojnë serbeve, kështu duke siguruar jetët e tyre nga siç thuhet nacionalistët shqiptar të rebeluar, e të cilët tani janë edhe duke udhëhequr me Kosovën.
Për këtë dhe trazirat e mundshme në veri, në janar të këtij viti ishte paralajmëruar kryeministri Ramush Haradinaj, shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës dhe disa ambasada të huaja.
Infokusi gjatë ditës, bazuar në hulumtimin e IKSN-së, ka raportuar se me arrestimin e shefit të të ashtuquajturës zyrë për Kosovë në Qeverisë e Serbisë, Marko Gjuriq, të hënën në veri të vendit, ka filluar zbatimi i skenarit të inteligjencës serbe për të provokuar trazira.
Në të njëjtin hulumtim thuhet se Qeveria serbe do të dal me këto kërkesa ndaj ndërkombëtarëve dhe qeverisë së Kosovës në mënyrë që të krijohen kushte për vazhdimin e dialogut:
- Të themelohet një dhomë e parlamentit për komunitetin serb, i cili do të vendoset në Graçanicë për arsye sigurie të përfaqësuesve serb,
- Të zhvendoset kanali 2 i RTK-së në Graçanicë për arsye sigurie dhe jetë i pavarur nga RTK,
3.Të krijohet drejtoria e policëve serb në kuadër të PK, e cila do të udhëheq me zyrtarët policor serb, dhe të ketë një zv. komandant të PK nga komuniteti serb i cili ka mandatë të pavarur në udhëheqjen e policëve serb.
- Të krijohet batalioni i komunitetit serbe brenda FSK i cili do të jetë në veri të Mitrovicës, e cila do të komandohet nga një komandant serb, dhe të emërohetzv komandanti i përgjithshëm i FSK-së nga komuniteti serb
- Të krijohet një njësi e veçantë e serbëve në AKI dhe pozita e zv drejtorit ti takoj komunitetit serb
- Të krijohet një njësi e veçante e policëve serb si pjesë e PK dhe KFOR-it për sigurimin e trashëgimisë serbe si manastiret dhe kishat etj./INFOKUSI
Të tjera
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...