Ymeri deklarohet për arrestimin e Gjuriqit
Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 27 March 2018
Visar Ymeri, pjesë e Grupit të Deputetëve të Pavarur (GDP) e ka vlerësuar në përputhje me ligjin, arrestimin e djeshëm të zyrtarit serb Marko Gjuriq.
Ish-kryetari i Vetëvendosjes, në një reagim të publikuar në emër të deputetëve të larguar nga kjo parti, ka përgëzuar punën e policisë së Kosovës, duke shtuar se ndërhyrja e forcave policore ishte në nivel të detyrës.
Megjithatë, në këtë reagim përmendet edhe mundësia që ky aksion të lidhet me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Reagimi i plotë i Ymerit:
Arrestimi i djeshëm i Marko Gjuriqit ishte i drejtë dhe në përputhje me ligjin. Natyrisht që në Kosovë, sikur në çdo shtet tjetër, duhet të zbatohen masa me të cilat sigurohet integriteti i kufijve dhe territorit. Policia e Republikës së Kosovës dje ishte në nivel të detyrës.
Megjithatë shtrirja e sovranitetit në tërë territorin e Republikës së Kosovës nuk është çështje aktesh sporadike, por e organizimit serioz e të vendosur shtetëror. Aq më pak është çështje e akteve të mediatizuara.
Përkundër kësaj Grupi i Pavarur i Deputetëve vlerëson punën e Policisë së Kosovës dhe vendosmërinë e tyre në këtë ndërhyrje.
Është pikërisht dimenzioni politik i këtij rasti ai që ngrenë shumë pikëpyetje. Arrestimi koincidoi të ndodh në ditën e njëjtë kur Presidenti Thaçi, pas takimeve me Vuçiqin, herë të fshehta e herë publike, e inicoi procedurën e ringjalljes së Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe. Dhe ky aksion policor, gjithnjë duke e kujtuar atë të korrikut të vitit 2011, më shumë se avancimit të sovranitetit i ngjanë parapërgatitjes për negociata. Në këtë drejtim, në vend se të funksionalizohet Republika e Kosovës, rrezikojmë ta funksionalizojmë dialogun e Thaçit, i cili, sikur në të kaluarën, e rrezikon Republikën.
Grupi i Deputetëve të Pavarur kërkon që të ndalet përfundimisht avansimi i ndarjes së brendshme në vija etnike, që ka qenë dhe mbetet temë e secilës valë të negociatave. Tash e dhjetë vjet pavarësi, u dëshmua që këta mekanizma institucional (me predikate etnike) nuk sjellin integrim, por vetëm thellim të ndarjes. Ndarja e brendshme mund të shndërrohet në ndarje formale të Republikës së Kosovës.
GDP është i përkushtuar në avancimin e sovranitetit të Republikës dhe karakterit unitar të saj. Republika e Kosovës duhet të jetë Republikë e qytetarëve, të barabartë, bashkëjetues e bashkëpunues.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...