Lajme

Minoritarët ftojnë deputetët shqiptarë të votojnë Demarkacionin

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 20 Mars 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PRBK, Albert Ginolli i ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovë ta votojnë Demarkacionin, transmeton Infokusi.com.

“Ne si Grup Parlamentar disa orë para seancës kemi marrë disa porosi nga qytetarët e komuniteteve që përfaqësojmë, që sa më pak të flasim dhe shumë më  shpejtë të votohet demarkacioni”,  ka thënë Ginolli.

Ai ka shtuar gjithashtu se deputetët e 6+ janë shembull për deputetët e tjerë në përmbushjen e përgjegjësive të tyre.

-Advertisement-

Të zvogëlojmë hallet e qytetarëve për lëvizjen e lirë dhe ne si grup parlamentar 6+ jemi shembulli më i mirë së si duhet të sillemi përgjegjshëm. Edhe një herë e konfirmojmë votën pro demarkacionit dhe i ftojmë deputetët ta votojnë atë”, ka përfunduar Ginolli.

Kuvendi i Kosovës për herë të katër po mbanë seancën e jashtëzakonshme në të cilën pritet të bëhet ratifikimi i marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Mali të Zi./INFOKUSI

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy