Lajme

Vëllai 9-vjeçar vret motrën për një Video-Lojë

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 19 March 2018

Një vajzë 13-vjeçare në Misisipi të SHBA ka vdekur pasi dyshohet se u qëllua nga vëllai i saj 9- vjeçar për shkak të një video-loje, thonë policia.

Ata thanë se djali rrëmbeu një armë të shtunën pasdite.

Raportohet se ai kishte shtënë nga prapa dhe plumbi hyri në trurin e saj.

-Advertisement-

Një sherif lokal njoftoi të dielën se adoleshentja kishte vdekur nga plagët e saj në një spital në Memphis.

Ende është e paqartë se si djali arriti ta siguroi armën, transmeton rtv21.tv.

Policia ende po heton rrethanat e të shtënave, duke përfshirë atë se si arma – një pistoletë kalibër .25 – ra në duart e nëntë vjeçarit.

“Kjo është një terren i ri për ne, asnjëherë nuk kemi trajtuar një fëmijë që qëllon një fëmijë në moshën nëntë vjeçare”, tha Sherif Cantrell për shtypin lokal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera