18 mijë euro paguan Serbia për lindjen e një fëmije më shumë
Autori: Gazeta inFokus
18:40 | 17 March 2018
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se brenda katër dekadave të ardhshme, nëse nuk do të ketë shtim të popullsisë në Serbi, atëherë kombi serb rrezikon të zhduket, madje, ai ka vënë edhe çmime për lindje të fëmijëve. Për secilën familje serbe që do të kenë fëmijën e katërt, Vuçiq do të japë shpërblim 18 mijë euro.
Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar serbët se nëse brenda katër dekadave populli serb nuk do të angazhohen për shtimin e popullsisë, kombi serb mund të zhduket.
Madje, për këtë problematikë, siç thotë ai, ka vënë edhe shpërblime të majme për popullatën serbe, shkruan media serbe “Blic.rs”, transmeton Gazeta Express.
“Për fëmijën e parë do të jepen 100 mijë dinar, për fëmijën e dytë do të jepen 10 mijë dinarë në muaj përgjatë dy viteve, për fëmijën e tretë në muaj do të jepen 12 mijë dinarë përgjatë 10 viteve, ndërsa për fëmijën e katërt do të jepen 18 mijë euro”, u ka premtuar presidenti i Serbisë, popullit të tij.
Ai madje ka thënë se kjo që po ndodhë në Serbi, nuk është për fajin e Amerikës apo Bashkimit Europian, por është faj i vetë serbëve.
“Duhet të krijohet një atmosferë ku njerëzit do të duan të qëndrojnë në vend dhe të kenë fëmijë dhe në këtë kuptim do të vazhdojmë bisedimet me shqiptarët dhe ndërmjetësit pavarësisht se asgjë nuk u besoj”, tha Vuçiç, në prezantimin e planit aksional për politikën e popullsisë.
Duke prezantuar të dhënat që tregojnë se numri i fëmijëve të lindur në Serbi është 1.44 për qind ndërkohë që për shtimin normal nevojiten edhe 0.8 për qind më tepër, Vuçiç thekson se numri i fëmijëve të sapolindur në Deçan u rrit në 262 foshnja ndërsa në Milanovc të Epërm kanë vdekur 308 persona.
Siç shpjegoi ai, në varësi të çështjes së Kosovës, Serbia deri në vitin 2060 do të ketë 5 milionë banorë dhe për këtë fajtorë nuk janë as Amerika e as Bashkimi Evropian, por vetë serbët./Express/

T� tjera
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
-
Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje
Një aheng familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes ka përfunduar me konfiskimi...
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...
-
Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sul*me të reja ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer s...
-
Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i ...
-
Zv.ministri i jashtëm turk viziton vendin ku po ndërtohet Xhamia e Prishtinës, ja sa do të ketë kapacitet
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Özel, gjatë qëndrimit në...
-
“Shumë gra qëndrojnë në martesë toksike, për hatër të fëmijëve” – Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shumë shqetësuese
Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese, veçanërisht për ato që...




































