Mishi shqiptar tani eksportohet dhe në Serbi
Autori: Gazeta inFokus
13:35 | 17 March 2018
Pas takimit mes dy ministrave, atij të Shqipërisë Niko Peleshi dhe homologut të tij serb ku ra dakord për certifikatat shoqëruese të produkteve bimore dhe shtazore, është kaluar në hapa konkretë.
Në vijim të dakortësisë ndërmjet dy delegacioneve, pas negocimeve të shumta me palën serbe, është rënë dakort për modelin e çertifikatës shëndetësore për eksport nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Serbisë të mishit të dhenëve dhe dhive si dhe të çertifikatës shëndetësore për eksport të kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi, transmeton tch.
Ministria e Bujqësisë bën të ditur se “jemi njoftuar nga autoritetet Serbe se, aktualisht, çertifikatat shëndetësore për eksportin nga Republika e Shqipërisë për kafshët e gjalla dhen dhe dhi dhe mishin e tyre janë fuqi dhe përcjellë në pikat inspektimit kufitar të Serbisë. Në këtë mënyrë konsiderohet që eksporti i tyre është i hapur dhe ngarkesat mund të nisen në çdo kohë”.
Deri më sot, i gjithë prodhimi i tyre ishte i dedikuar vetëm për tregun e brendshëm. Nga sot, këtij tregu i shtohet edhe një treg tjetër prej rreth 7 milionë banorësh siç është ai i Serbisë.
Gjedhi në vendin tonë rritet kryesisht në kullotë të lirë, cka e bën këtë produkt akoma më tërheqës për tregun serb, i cili sot furnizohet kryesisht nga vende që shumicen e mbarështimit e realizojnë me anen e rritjes intensive.
Në Shqipëri mbarështohen rreth 3.000.000 të imta të cilat çdo vit lindin rreth 2.400.000 qingja dhe keca vetëm për therje. Këta qingja në therje janë me një mesatare 10-15 kg mish për krerë, një vlerë ekonomike në total 25,2 miliard Lekë ose rreth 191 milion Euro. Është hera e parë pas vitit 1990 që do të eksportohen kafshë të gjalla të llojit të imta ose mishi i tyre drejt një vendi të huaj.
Ky është hapi i parë drejt objektivit kryesor të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, celjes së eksporteve drejt Bashkimit Europian.

T� tjera
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
-
Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje
Një aheng familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes ka përfunduar me konfiskimi...
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...
-
Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sul*me të reja ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer s...
-
Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i ...
-
Zv.ministri i jashtëm turk viziton vendin ku po ndërtohet Xhamia e Prishtinës, ja sa do të ketë kapacitet
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Özel, gjatë qëndrimit në...
-
“Shumë gra qëndrojnë në martesë toksike, për hatër të fëmijëve” – Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shumë shqetësuese
Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese, veçanërisht për ato që...


































