Ekonomi

4 milionë euro për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 17 March 2018

Me ardhjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj në krye të ekzekutivit, Kosovës iu shtua edhe ministria e 22-ta me radhë. Ministria e Zhvillimit Rajonal, në krye me Rasim Demirajn është ministria që iu shtua rishtas Qeverisë së vendit më të varfër në rajon.

Por, edhe pse nuk ka shumë kohë që u formua, ajo pritet ti kushtojë buxhetit miliona euro.

Për Ministrinë që ka për synim zhvillimin plotësues të regjioneve më pak të zhvilluara në Republikën e Kosovës, nga buxheti i shtetit janë ndarë hiq më pak se 4.2 milionë euro, shkruan Infokusi.com.

-Advertisement-

E thuajse gjysma e buxhetit të ndarë për këtë digaster pritet të shkojë për shpenzime kapitale, apo rreth 2 milionë euro.

Krejt kjo sipas raportit mbi ndarjen dhe shpenzimin e parasë publike “Si i shpenzon shteti paret tona?”, që ka publikuar së fundmi Instituti GAP.

Më pak se për shpenzime kapitale, buxheti do të shkojë për subvencione dhe transfere, ndonëse edhe këtu shuma e ndarë kap shifër milionëshe. Gjithsej 1.5 milionë euro do të shkojnë për këtë kategori.

Ndërsa për mallra/shërbime dhe paga e mëditje kjo ministri nuk ka planfikuar të harxhojë më shumë se 650 mijë euro.

“340 mijë euro janë paraparë për kategorinë mallra e shërbime dhe 304 mijë euro për paga e mëditje”, thuhet në raportin e GAP-it.

E 10 mijë eurot e mbetura prej këtij buxheti janë planfikuar të shpenzohen për shërbime komunale.

Ndryshe, krijimi i kësaj ministrie ishte përmendur edhe gjatë prezantimit të kabinetit nga Ramush Haradinaj.

Në Programin e Qeverisë për vitet 2017-2022,  thuhet se kjo ministri do t’i ketë Departamentin për integrim të zhvillimit rajonal dhe Departamentin për infrastrukturën lokale dhe rajonale, të cilat më pastaj do të ndahen tre e më shumë sektorë.

“Në Departamentin për integrim të zhvillimit rajonal, janë të paraqitura propozimet si në vijim që të ndahen në: Sektori për zhvillim rajonal, Sektori për bashkëpunim ndërkufitar dhe Sektori i për koordinim dhe bashkëpunim ndërsektorial për përdorimin e mjeteve te BE dhe burimeve të tjera ndërkombëtare”, thuhet në planin qeverisës.

Edhe për departamentin për infrastrukturën lokale dhe rajonale, janë paraqitur propozimet për ndarjen e sektorëve.

Për departamentin për infrastrukturën lokale dhe rajonale janë të paraqitura propozimet si në vijim: Sektori për zhvillim dhe mbikqyrje të projekteve, Sektori për bashkëpunim me vetëqeverisjet lokale dhe Sektori për zhvillim të zonave kodrinore-malore”.

Përmes kësaj Ministrie dhe departamenteve synohen të krijohen kushtet dhe të kryhen aktivitetet për planifikim dhe implementim të programeve të destinuara për zhvillimin e njësive të vetëqeverisjes lokale në regjionet më pak të zhvilluara si dhe arritja e zhvillimit ndërkufitar dhe ndër-rajonal.

“Ministria e zhvillimit rajonal do të punojë për të zvogëluar mungesën e baraspeshës në zhvillimin e rajoneve të veçanta dhe do të ndihmojë në krijimin e parakushteve për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social, përmes programit dhe masave për ngritjen ose modernizimin e infrastrukturës komunale dhe sociale, bazuar në partneritet dhe solidaritet”, thuhet më tej në planin qeverisës./Infokusi

 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy